
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Bakojani: Athina do të kërkojë intervenim nga "IOK" nëse në Olimpiadë në Pekin do të përdoren emrat Maqedonia dhe maqedonasit
Pekin, 8 gusht (MIA) - Athina do të kërkojë intervenim nga ana e komitetit ndërkombëtar (IOK), nëse sportistët nga Maqedonia në hapjen e Lojërave Olimpike në Pekin, prezantohen me emrin Maqedoni, deklaroi sot në kryeqytetin kinez ministrja e Punëve të Jashtme Dora Bakojani.
"Do t'i ndërmarrim të gjitha aktivitetet e nevojshme në nivelin politik dhe sportiv, nëse Shkupi nuk i respekton kërkesat dhe nuk u përmbahet atyre", deklaroi Bakojani.
Siç informoi ANA-MPA, sipas Bakojanit, tentimet për përdorimin e emrave Maqedoni dhe maqedonas gjatë prezantimit zyrtar të sportistëve nga Maqedonia edhe në dokumentet zyrtare dhe në faqen zyrtare të interentit të Lojërave Olimpike, paraqet provokim.
Qeveria dhe Komiteti Olimpik në Greqi dje ka dërguar protestë deri te Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike Verore, që fillojnë sot në Pekin, për shkak shfytëzimit të fjalëve Maqedoni dhe maqedonas gjatë prezantimit zyrtar të sportistëve nga Republika e Maqedonisë, si dhe në tekstet e shpallura në faqen e internetit të Olimpiadës.
Bakojani, siç informuan mediat greke, ka deklaruar se Maqedonia duhet të deklarohet me emrin siç është e regjistruar në KB, siç ishte edhe në olimpiadat e mëparshme në Athinë dhe Sidnei.
Me reagim të ngjashëm doli edhe kryetari i Komitetit grek i Olimpiadës Minos Kirijakos, duke kërkuar nga IOK të mos e përdorë emrin Republika e Maqedonisë, por IRJM.
Athina, siç potencuan mediat greke, pritet që "lëshimet" e organizatorit të Olimpiadës në Pekin të korrigjohen.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|