
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Aktiv zjarret në Kajmakçalan
Shkup, 28 gusht (MIA) - Zjarri në Kajmakçalan tek vendi Floka, i cili u transferua nga ana greke në territorin e Maqedonisë ende është aktiv, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza. Në terren vepron një ekip i Ekonomisë pyjore Kajmakçalan, janë bërë prerje dhe nuk ekziston rrezik që zjarri të zgjerohet. Zjarri është aktiv vetëm në brendësi. Për shkak gjendjes së volitshme në terren për sot nuk ka forca të angazhuara për kontrollin e terrenit.
Zjarri në atarin e f. Tazhevë afër Brodit është vënë nën kontrollë, por ende ka disa vatra aktivë. Gjatë ditës në terren intervenojnë 141 ushtarë të ARM-së, si dhe 20 persona nga Parku nacional "Jasen", ndërsa të punësuarit nga Ekonomia pyjore janë të sistemuar nëpër vendet ku ishin të gjitha zjarret për shkak kontrollit dhe parandalimit nga aktivizimi i tyre i sërishëm. Tek fshati Lokvicë zjarri është lokalizuar, por akoma është një vatër aktive në maje të malit Vidush.
Qendra për menaxhim me kriza informon se është lokalizuar zjarri në Koxha Çair në malin Bellasicë. Nën kontrollë është pjesa e poshtme e lumit Javornik, ku kanë intervenuar nga Njësia territoriale zjarrfikëse. Në terren kanë mbetur 12 persona që ta kontrollojnë situatën.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|