
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Ministri Milloshoski në Denver u takua me Medlin Ollbajtin
Shkup, 28 gusht (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Antonio Milloshoski, i cili këtyre ditëve është i ftuar në Konventën zgjedhore të Partisë Demokratike të SHBA-së, mbrëmë ishte ishte i ftuar në darkën punuese me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Medlin Ollbrajt.
Siç kumton Ministria e Punëve të Jashtme, krahas shefit të diplomacisë maqedonase, në takim ishin të pranishëm edhe ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Ivajlo Kalfin, kolegu i tij sllovak Jan Kubish, si dhe zëvendëskryeministri i Gjeorgjisë, Georgi Baramadze. Gruaja e parë sekretare shtetërore në historinë e SHBA-së ishte e shoqëruar nga kongresmeni Hauard Berman, kryesues me Komitetin për politikë të jashtme në kongres dhe nga Ken Volog, kryetar i Institutit nacional demokratik.
Gjatë mbrëmjes, thuhet në kumtesë kanë dominuar tema nga sfera e politikës e SHBA-së në EJL, është biseduar për drejtimet e proceseve integruese euro-atlantike, ndërsa janë parashtruar edhe shqyrtime të ngjarjeve në rajonin e Kaukazit.
Ministri Milloshoski nga fillimi i javës merr pjesë në Konventën zgjedhore të Partisë Demokratike të SHBA-së në Denver, Kolorado në të cilën do të mbajë fjalim senatori Barak Obama me çka edhe zyrtarisht do të nominohet për kandidat presidencial në zgjedhjet që do të mbahen në nëntor të këtij viti.
Me pjesëmarrjen e Milloshoskit, Republika e Maqedonisë për herë të parë është prezantuar në nivel ministror në një konventë partiake në SHBA, qëndron në kumtesën e Ministrisë të Punëve të Jashtme.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|