
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Maqedonia dhe Ukraina do ta intensifikojnë bashkëpunimin kulturor
Shkup, 29 gusht (MIA) - Maqedonia dhe Ukraina do ta intensifikojnë bashkpunimin e mirë të vazhdueshëm në fushën e kulturës, është dakorduar dje në takimin zyrtar në Kiev, Ukrainë, midis ministres së kulturës Elizabeta Kançeska Milevska dhe kolegut të saj ukrainas ministrit të Kulturës dhe Turizmit Vasil Vovkun.
Siç bëri të ditur sot Ministria e Kultursë së Maqedonisë, të dy ministrat janë dakorduar që prej këti viti ose fillimit të vitit 2009, në Ukrainë të mbahen Ditët e kulturës maqedonase, kurse në gjysmën e dytë e vitit të ardhshëm edhe Ukraina ta prezantojë kulturën e saj në Maqedoni.
Në takimin ministrja Milevska i prezantoi projektet kapitale të cilat i punon Ministria e Kulturës, në këtë rast duke theksuar se Maqedonia përmes investimit në kulturë për të cilën ndanë një përqindje të dukshme nga buxheti shtetëror, kyçet në hapësirën kulturore evropiane. Ministri ukrainas Vovkun, nga ana tjetër shprehu interesimin e tij për bashkëpunim në fushën e digjitalizimit të trashigimisë kulturore-historike.
Në takimin mori pjesë edhe ambasadori i Maqedonisë në Ukrainë, Ilija Isajlovski me ndihmën e të cilit Ministria e Kulturës së Maqedonisë vendosi kontakt me Muzeun e figurave më dyll në Kiev, kurse Milevska, mes tjerash u takua edhe me Anatolij Gajdamaka, artist studioja e të cilit do të jetë e kyçur në përpunimin e figurave në kompleksin e muzeut "Muzeu i VMRO-së dhe Muzeu i viktimave të komunizmit".
Maqedonia dhe Ukraina kanë bashkëpunim të kontinuar në fushën e kulturës, me përppjekje dhe interes të përbashkët ato të intensifikohen. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës u hapën mundësi të reja për dinamikën e aktiviteteve në këtë fushë. Në vitin 2007 baleti ukrainas e hapi festivalin me renome "Vera e Ohrit" me baletin Spartak. Në vijim është projekti për ngritjen e përmendores në Shkup të poetit të njohur ukrainas, Taras Shevqenko, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|