E Premte, 29.08.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Maqedoni

Llazar Elenovski zgjidhet kryetar i Këshillit euro-atlantik të Maqedonisë

Shkup, 29 gusht (MIA) - Ish-ministri i Mbrojtjes Llazar Elenovski, unanimisht është zgjedhur për kryetar të Këshillit euro-atlantik të Maqedonisë në kuvendin vjetor të mbajtur më 27 gusht.

Elenovski edhe paraprakisht e ka udhëhequr Këshillin euro-atlantik, së parë në periudhën 2001 - 2005 si sekretar i përgjithshëm i saj, ndërsa më pas në periudhën 2005 - 2006 edhe si kryetar.

Krahas kryetarit të posazgjedhur janë bërë edhe ndryshime në përbërjen e anëtarëve të kryesisë së Këshillit euro-atlantik. Si anëtarë të ri të Këshillit janë zgjedhur: Vilma Trajkovska - kryetare e Fondacionit "Boris Trajkovski", Sulejman Rushiti - deputet në Kuvendin e RM-së nga rradhët e PDSH-së dhe ish-ministër i Arsimit dhe Shkencës, Biljana Radeva nga Ministria e Mbrojtjes dhe Lirie Elezi nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Kuvendi i Këshillit euro-atlantik aprovoi vendim që të publikojë Deklaratë për proceset integruese euro-atlantike të Maqedonisë dhe rëndësisnë e NATO-s dhe anëtarësimin evropian të vendit si prioritet për ardhmërinë e saj dhe kusht për ndërtimin e vlerave stabile demokratike. Kjo do të paraqesë platformë për aktvitetet në periudhën e ardhshme, njofton Këshilli euro-atlantik.


Tubim maqedonas ndërkombëtar në Ohër
Ministri Manevski do ta vizitojë Tarçullovskin në Hagë
Mbyllje soleme të proektit të USAID-it për arsimin e mesëm
Aktiv zjarret në Kajmakçalan
Ministri Milloshoski në Denver u takua me Medlin Ollbajtin
Urim i kryeministrit Gruevski me rastin e festës Shën Mëria
Prodhuesit e qumështit protestojnë para qumështoreve me mosdorëzimin e qumështit
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи