
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Prej të hënës shitja e alkoolit vetëm me liçencë
Shkup, 29 gusht (MIA) - Pijet alkoolike prej 1 shtatorit do të mund të shiten vetëm në dyqanet, të cilat kanë liçencë për shitje. Sipas dispozitave ligjore pijet alkoolike do të duhet të ndahen nga produktet tjera dhe do të shiten deri në ora 19-të e mbrëmjes. E ndaluar do të shitja e pijeve alkoolike duke përfshirë edhe verën dhe birrën në dyqanet në përbërje të pompave të benzinës, kiosqeve dhe në tregjeve të gjelbra.
Kërkesat për liçenca dorëzohen në Ministrinë e Ekonomisë nga fillimi i javës. Interesi siç informuan nga ky institucion është i madh ndërsa kërkesat do të dorëzohen edhe pas 1 shatorit.
Liçenca jepet me afat dyvjeçar, dhe kushton 20.000 denarë.
Atyre tregtarëve, tek të cilët do të vërtetohet shkelja e ligjeve dhe dispozitave do t'u merret liçenca për shitje të pijeve alokolike, kurse kërkesë për të re do të duhet të parashtrohet pas një viti duke filluar nga dita e marrjes së liçencës.
Inspektorati shtetëror pas 1 shtatorit të vitit 2008, nëse gjatë vëzhgimit të inspektimit vërteton se kryhet shitje e pijeve alkoolike në kundërshitm me Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tregti, në vetë vendin e ngjarjes do të shqiptojë masa për ndalim të përkohshëm të kryerjes së veprimtarisë me kohëzgjatje prej shtatë ditëve për tregtarët-persona fizikë, gjegjësisht 15 ditë për tregtarë-persona juridikë, dhe do t' konfiskohen pijet alkoolike.
Krahas kësaj mase, inspektorati shtetëror i tregut do të dorëzojë kërkesë për vendosjen e procedursë penale për kundërvajtje me të cilën do të përcaktohet gjobë prej 5.000 eurove në kundërvlerë të denarit për persona juridikë, 600 euro për personat përgjegjës juridikë, 400 euro për persona zyrtarë dhe gjobë prej 500 eurove për persona fizikë.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|