
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Gruevski: Nuk pres ndryshime serioze në politikën amerikane kundrejt Maqedonisë, pavarësisht se kush do të fitojë
Uashington, 3 shtator (MIA) - Kryeministri Nikolla Gruevski në intervistën për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase tha se nuk pret ndryshime serioze në politikën amerikane drejt Maqedonisë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA që do të mbahen në nëntor.
"Është e qartë se ekzistojnë disa ndryshime lidhur me Irakun dhe çështje të tjera. Megjithatë për sa i përket Maqedonisë, nuk pres ndryshime. Përgjithësisht SHBA-ja vështirë i ndryshon politikat e jashtme - jo kështu menjëherë, veçanërisht kur bëhet fjalë për partneritete strategjike. Maqedonia dhe SHBA-ja kanë partneritet stretagjik dhe nga përvoja e deritanishme, do të thoja përvoja historike, duke parë politikat e jashtme të SHBA-së, është e qartë se ata nuk i ndryshojnë partneritetet strategjike brenda natës, nuk i shkatërrojnë ato që kanë ndërtuar dhe as nuk i ndërtojnë kështu me lehtësi ato që nuk janë ndërtuar - po kështu brenda natës. Domethënë, nuk pres ndonjë ndryshim serioz lidhur me politikën e jashtme kundrejt nesh", theksoi Gruevski.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse janë të mundshme ndryshime të politikës amerikane drejt Maqedonisë nëse në zgjedhjet fiton demokrati Barak Obama dhe kandidati i tij për nënpresident Xho Bajden, duke marrë parasysh gjoja afrimitetin me lobin grek, kryministri Gruevski tha se nuk pret ndryshime drastike.
"Mund të ketë ndonjë dallim në nuanca. Megjithatë, të gjithë që deri tani i kam takuar na Stejt Departament dhe nga partitë në SHBA thonë se nuk duhet të pritet ndonjë ndryshim i madh serioz. Por pritet të shohim", theksoi Gruevski.
Lidhur me paralajmërimet se në Shtator do të ketë propozim të ri për emrin, gjatë Asamblesë së përgjithshme të KB-së, kryeministri Gruevski theksoi se ekzistojnë angazhime të vazhdueshme për gjetjen e ndonjë zgjidhjeje për tejkalimin e problemit për emrin.
"Ne vazhdimisht angazhohemi që të gjejmë ndonjë zgjidhje për tejkalimin e problemit me emrin. Siç u angazhuam në të kaluarën do të angazhohemi edhe në shtator si dhe më tej. Nuk jemi fokusuar nëse kjo do të jetë në shtator, apo në tetor. Kjo për ne është një çështje e madhe dhe historike dhe është e rëndësishme që të përfundojë mirë, që për ne është e pranueshme dhe jo për atë që në këtë muaj është Asambleja vjetore e KB-së, ose në tetor të ketë diçka tjetër. Domethënë, nuk e lidhim me të tilla ngjarje, shtoi Gruevskui i cili qëndron për një vizitë pune në SHBA.
Ai mori pjesë në Konventën e Partisë Republikane.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|