
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojë seancën e 18-të
Shkup, 4 shtator (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 18-të në të cilën në rend dite është Raporti vjetor për punën e Avokatit të popullit për vitin 2007 dhe Raporti vjetor për Komisionin për mbrojtje të konkurrencës në vitin 2007.
Deputetët do të debatojnë edhe për Propozim-vendimin për miratimin e Planit financiar vjetor të Agjencisë për komunikime elektronike për vitin 2008, Raportin vjetor për punën e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik prej 1 janarit deri më 31 dhjetor të vitit 2007, Raportin për punën e Komisionit për letra me vlerë në vitin 2007, Raportin për punën e Komisionit për radiodifuzion për periudhën prej 1 janarit deri më 31 dhjetor të vitit 2007 dhe Raportin vjetor për punën e Komisionit regullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2007.
Në seancën e sotme janë edhe Propozim-vendimi për dhënien e pajtueshmërisë për shkallën e konfirmuar të kompensimit nga të ardhurat e përgjithshme të shoqërive të cilat kryejnë veprimtari energjetike për financimin e punës së Komisionit regullator për energjetikë i RM-së për vitin 2008 dhe Propozim plani financiar i Komisionit regullator për energjetikë për vitin 2008.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|