
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Në Shqipëri që sot pa viza
Ohër, 4 shtator (MIA) - Qytetarët e Maqedonisë nga dita e sotme në Shqipëri do të mund të udhëtojnë pa viza, ndërsa e njëjta vlen edhe në drejtimin e kundërt edhe për qytetarët shqiptarë.
Kontrata për heqjen e regjimit të vizave midis Maqedonisë dhe Shqipërisë filloi të zbatohet që dje pasdite e cila hasi në miratim nga qytetarët e të dy vendeve, të cilët konsiderojnë se në këtë mënyrë do të kontribuohet në zhvillimn e ekonomisë, tregtisë dhe bashkëpunimit reciprok në të gjitha fushat. Më të kënaqur, megjithatë janë banorët e rajoneve kufitare, veçanërisht të Ohrit dhe Strugës, ku kohën e fundit është rritur numri i vizitorëve nga Shqipëria. Këtë verë i madh ishte edhe numri i qytetarëve maqedonas që pushimet vjetore i kaluan në Shqipëri.
Kontrata u nënshkrua më 19 shkurt nga shefat e diplomacisë së Maqedonisë dhe Shqipërisë. Antonio Milloshoski dhe Lulzim Basha gjatë qëndrimit të kryeministrit Nikolla Gruevski në Tiranë.
Parlamenti shqiptat Marrëveshjen e ratifikoi në prill, ndërsa parlamenti maqedonas në gusht.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|