
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Maqedonia kërkon datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE
Shkup, 4 shtator (MIA) - Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Ivica Bocevski dhe ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshovski sot dhe nesër në Bruksel në takime me përfaqësues të lartë të Komisionin Evropian do të prezantojnë përparimin e Maqedonisë në proceset evrointegruese dhe do të kërkojnë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
Bocevski dhe Milloshovski sot do të takohen me kryetarin e Komisionit Evropain Zhak Baro, me evrokomiserin për zgjerim Oli Ren, me drejtorin e përgjithshëm në Drejtorinë e zgjerimit Majkëll Li, si dhe me disa eurodeputetë.
Zëvendëskryeminsitri Bocevski dje para nisjes në Bruksel deklaroi që Maqedonia pret nga BE-ja të vlerësohet sipas asaj që është arritur.
"Ne atje shkojmë që t'i prezantojmë të arriturat tona dhe të tregojmë deri ku jemi në realizimin e çështjeve të përcaktuara. Kemi çfarë të tregojmë dhe shkojmë t'i mbrojmë pozicionet tona dhe të kërkojmë datë për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian", tha Bocevski.
Lidhur me kontestin për emrin me Greqinë zëvendëskryeminstri Bocevski tha se ajo nuk është pjesë e kritereve të Kopenhagës dhe nuk është pjesë e obligimeve që duhet të përmbushen për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|