E Enjte, 04.09.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Maqedoni

Seancë e Këshillit të Kanalit kuvendor

Shkup, 4 shtator (MIA) - Këshilli i Kanalit kuvendor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme vendosi të formojë grup punues të përbërë prej pesë anëtarëve dhe dy bashkëpunëtorëve të jashtëm, i cili ka për qëllim ta transformojë Kanalin në kuptim juridik dhe programor.

Është paraparë që ky Kanal si subjekt i posaçëm juridik jashtë nga suazat e RTVM-së siç është për momentin, por edhe krahas transmetimit të seancave të trupave punuese dhe në seancat plenare të ketë program tërë ditën, që duhet të kontribuojë për efikasitet dhe transparencë më të madhe në informimin për punën e dhomës ligjdhënëse.

Anëtarët e Këshillit u dakorduan që grupin punues ta përbëjnë nga dy anëtarë të partive opozitare dhe dy nga partitë qeveritare parlamentare, ndërsa anëtari i pestë të jetë kryetar i Këshillit. Partitë politike duhet t'i nominojnë përfaqësuesit e tyre në afat prej disa ditëve.

Kryetari i Këshillit të Kanalit kuvendor Rafiz Aliti, informoi se në suazat e Kuvendit është formuar edhe Sektori për mbështetjen e këtij Kanali, i cili së bashku me grupin punues duhet t'i realizojë qëllimet e planifikuara.

Me nevojën e transformimit të Kanalit kuvendor u pajtuan edhe anëtarët e Këshillit të partive opozitare, me vërejtje të mos bëhen hapa të përshpejtuar pa bërë analizë paraprake, me qëllim që transformimi të bëhet me sukses.

Me këtë transformim është paraparë pavarësim i  tij financiar, gjegjësisht mjetet të cilat ndahen nga Buxheti për këtë qëllim të transferohen drejtpërdrejtë për Kanalin kuvendor, e jo nëpërmjet MRTV-së, me qëllim që këto mjete të mos shfrytëzohen për punën e tij.


Tirana dhe Zagrebi nënshkruan marrëveshje për nxitjen e investimeve
Në Shqipëri që sot pa viza
Maqedonia kërkon datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE
Shuhen zjarret në Tazhevë, Kërnjevë dhe Stragovë
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи