E Premte, 05.09.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Maqedoni

Ren: Maqedonia po përparon në përmbushjen e kritereve të vendosura për në BE (DPL)

Bruksel, 4 shtator (MIA) - Eurokomisari për zgjerim Oli Ren, në takimin e sotëm në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë për çështje evropiane Ivica Bocevski dhe shefin e diplomacisë Antonio Milloshoski, theksoi se është bërë avancim për përmbushjen e kushteve të vendosura për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Ren, njoftoi raportuesi i MIA-s, theksoi se Maqedonia është vend i cili më së shumti në rajon ka bërë në drejtimin e liberalizimit të vizave, para se gjithash për pasaportat biometrike, sistem funksional, kombëtar të vizave, kontroll të integruar kufitar dhe në luftën kundër tregtisë me njerëz, krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe se së shpejti qytetarët e Maqedonisë do të mund të udhëtojnë në BE pa viza.

Ren me Bocevskin dhe Milloshoskin, njoftoi raportuesi i MIA-s, ka biseduar edhe për dialogun politik, për kohabitacionin dhe për gatitshmërinë e të gjitha institucioneve për punë të përbashkët në procesin e eurointegrimeve.

Zëvendëskryeministri Bocevski, theksoi se Maqedonia ka realizuar 75 për qind të tetë kushteve që i mori nga Komisioni Evropian për përcaktimin e datës për fillimin e negociatave me BE-në. Ai, theksoi se me dialog politik mendohet në dhunën zgjedhore dhe për kohabitacionin midis presidentit dhe kryeministrit.

Veçmë 70 persona janë nxjerrë para organeve gjyqësore për shkak të dhunës zgjedhore, ndërsa kohabitacioni, siç tha, është proces demokratik. Bocevski, theksoi se për proceset eurointegruese në Maqedoni ka konsenzus të tërësishëm.

Në takimin me Renin nuk është biseduar për kontestin me emrin. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, zëvendëskryeministri i Maqedonisë për çështje evropiane, tha se Maqedonia në mënyrë aktive merr pjesë në procesin për gjetjen e zgjidhjes për kontestin e imponuar me emrin. Konfirmim për këtë, siç nënvizoi, është vizita e paradokohshme e ndërmjetësuesit të KB-së në kontestin për emrin Metju Nimic, i cili në Maqedoni është pritur në nivel më të lartë politik dhe në kryeqytet, ndërsa në Greqi është pritur në Selanik dhe në nivel më të ulët.

Paraprakisht, Bocevski dhe Milloshoski u takuan me nënkryetarin e Komisionit evropian Zhak Baro. Në takimin temë kryesore ishte liberalizimi i vizave. Sipas Baros, Maqedonia avancon mes shteteve nga rajonin në procesin e liberlaizimit të vizave, ndërsa në raportet e KE-së nuk është ranguar si vend me rrezik. Ai theksoi se Maqedonia mund të pret liberalizim të vizave në vitin 2009.

Baro u interesua edhe për reformat në polici, në gjyqësi dhe në luftën me korrupsionin.

Bocevski dhe Milloshoski, pasdite kanë drekë pune me ambasadorët e vendeve-anëtare të BE-së, me ç'rast do të takohen edhe me drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë për zgjerim Majkëll Li, si dhe me disa eurodeputetë. Sonte do të marrin pjesë në hapjen solemne të hapësirave të Misionit të Republikës së Maqedonisë pranë BE-së.

Qëndrimin në Bruksel do ta rrumbullakësojnë nesër me takimet me europarlamentarët dhe me fjalimin e zëvendëskryeministrit Ivica Bocevski në Qendrën për politika evropiane.


Zjarre në Vallandovë, Cërnivërv, Presekë dhe Kavadar
MASH: Transport falas për vitin e parë dhe lirim nga participimi për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme
PDSH-ja e akuzon BDI-në për obstruimin e Institutit për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve
Selmani po bën gabim të madh që formon parti të re
Ren: Maqedonia po përparon në përmbushjen e kritereve të vendosura për në BE (DPL)
Osmani paralajmëroi shqyrtim të sërishëm të nevojës për kardiokirurgji shtetërore
Seancë e Këshillit të Kanalit kuvendor
Ren: Maqedonia po përparon në përmbushjen e kritereve të vendosura për në BE
Tirana dhe Zagrebi nënshkruan marrëveshje për nxitjen e investimeve
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи