E Premte, 05.09.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Maqedoni

Zëvendës-ministri Petrov e priti ambasadorin e ri të Islandës në Maqedoni, Gunlaugson

Shkup, 4 shtator (MIA) - Zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Zoran Petrov sot e priti ambasadorin e ri të Islandës për Republikën e Maqedonisë, me seli në Londër, Sverir Haukur Gunlaugson, i cili i dorëzoi kopjet nga letrat kredenciale për emërimin e tij.

Në takim u përshëndet zhvillimi pozitiv dhe i suksesshëm i marrëdhënieve mes dy shteteve miqësore dhe njëherit u shfaq gatishmëri e ndërsjellë për përparimin e tyre në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Me këtë rast, posaçërisht u shpreh interesi i ndërsjellë për përparimin e bashkëpunimit ekonomik dhe këmbimit tregtar, si dhe tërheqja e mëtejshme e veçmë investimeve ekzistuese islandeze në Republikën e Maqedonisë.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme, Maqedonia e përsëriti edhe interesin për liberalizim të regjimit të vizave të Islandës ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, kurse u bisedua edhe për nevojën e përparimit të kornizës së kontraktuar juridike të marrëdhënieve bilaterale, së pari përmes nënshkrimit të marrëveshjeve në sferën ekonomike.

Zëvendës-ministri Petrov njoftoi për prioritetet e jashtme politike të Republikës së Maqedonisë, posaçërisht të përcaktimeve strategjike për integrim sa më të shpejtë të vendit në strukturat evroatlantike. Me këtë rast, u shpreh falënderim për përkrahjen e deritanishme, si dhe pritje për përkrahje të mëtejshme nga ana e Islandës në kuadër të NATO-s.


Zjarre në Vallandovë, Cërnivërv, Presekë dhe Kavadar
MASH: Transport falas për vitin e parë dhe lirim nga participimi për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme
PDSH-ja e akuzon BDI-në për obstruimin e Institutit për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve
Selmani po bën gabim të madh që formon parti të re
Ministri Bajrami për vizitë në Resnjë
Dita e pavarësisë - 8 Shtatori ditë jopune
Filloi ndërtimi i stacionit 110-kilovoltësh transformator në Bunaxhik
Ren: Maqedonia po përparon në përmbushjen e kritereve të vendosura për në BE (DPL)
Osmani paralajmëroi shqyrtim të sërishëm të nevojës për kardiokirurgji shtetërore
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи