
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Zjarre në Vallandovë, Cërnivërv, Presekë dhe Kavadar
Shkup, 4 shtator (MIA) - Rreth orës 13 sot në Vallandovë ka shpërthyer zjarr, i cili po përhapet në të gjitha drejtimet, kumtoi Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.
Forcat e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim nga sektori rajonal në Vallandovë veçmë janë në terren dhe po intervenojnë. Nga ana e DMSH-së u kërkua aktivizimi i helikopterëve të ARM-së.
Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim kumtoi edhe për dy zjarre në rajonin e Ohrit dhe në Kavadar në vendin e quajtur "Dollna boshava".
Në rajonin e Ohrit me zjarr janë përfshirë vendet Cërnivërv dhe Preseka, ndërsa zjarri po përhapet drejt Kërçovës, kumtoi Drejtoria.
Në terren janë njësitë e "Pyjeve të Maqedonisë" dhe e mbajnë situatën nën kontroll.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|