E Premte, 05.09.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Maqedoni

MASH: Transport falas për vitin e parë dhe lirim nga participimi për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme

Shkup, 4 shtator (MIA) - Të gjithë nxënësve të shkollave të mesme, të cilët kanë paguar participim në shkollat e mesme publike për vitin 2008/2009 dhe nxënësve të vitit të parë, të cilët kanë paguar participim për akomodim në shtëpitë e studentëve, mjetet do t'u kthehen, në pajtim me vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës t'i mbulojë shpenzimet. Nxënësit e regjistruar në vitin e parë të shkollimit të mesëm do të marrin edhe një autobus falas. Atë të drejtë do ta realizojnë nëse jetojnë më larg se 2,5 kilometra dhe me vërtetim nga shkollat e mesme publike, ku janë të regjistruar si nxënës të rregullt.

Deri më 15 shtator nxënësit me vërtetimet do të mund ta shfrytëzojnë transportin publik në tërë shtetin, kurse ndërkohë shkollat do t'i dorëzojnë listat deri në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për t'i mbuluar shpenzimet për bileta te ndërmarrjet publike për transport. E tërë procedura pritet të mbarojë deri më 20 shtator. Nxënësit do t'i marrin biletat në shkollat dhe ato vlejnë nëntë muaj.

"Për arsimin e mesëm obligativ janë paraparë rreth 300 milionë denarë, të cilat mjaftojnë për implementimin e projektit", tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pero Stojanovski në konferencën e sotme për shtyp.

Shtesë 250 milionë denarë janë siguruar për libra falas për nxënësit, familjet e të cilëve marrin ndihmë sociale.


Zjarre në Vallandovë, Cërnivërv, Presekë dhe Kavadar
MASH: Transport falas për vitin e parë dhe lirim nga participimi për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme
PDSH-ja e akuzon BDI-në për obstruimin e Institutit për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve
Selmani po bën gabim të madh që formon parti të re
Ministri Bajrami për vizitë në Resnjë
Dita e pavarësisë - 8 Shtatori ditë jopune
Filloi ndërtimi i stacionit 110-kilovoltësh transformator në Bunaxhik
Ren: Maqedonia po përparon në përmbushjen e kritereve të vendosura për në BE (DPL)
Osmani paralajmëroi shqyrtim të sërishëm të nevojës për kardiokirurgji shtetërore
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи