
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
U shua zjarri midis fshatrave Udovë dhe Gradec
Shkup, 5 shtator (MIA) - Zjarri në rajonin e lumit Moshtenicë në malin Gradeç midis fshatit Udovë dhe Gradec në anën e dhjathtë të autostradës Gjevgjeli -Shkup, që shpërtheu dje është shuar.
Sipas informacioneve nga Qendra për menaxhim me kriza është përfshirë një sipërfaqe prej rreth 40 hektarësh pyje me trungje të ulëta.
Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, informon se zjarri në Ohër, i cili përfshiu vendin Maja e Zezë dhe Presekën, ndërsa përhapej drejt Kërçovës ësht lokalizuar. Në terren janë njësitë e "Pyeve të Maqedonisë" dhe e mbajnë nën kontroll situatën. Është djegur bar i thatë.
Në Zjarrin në Kavadar që e përfshiu shtegun midis Boshavës së poshtme dhe Boshavës së Epërme dhe Çemerit është lokalizuar, ndërsa janë djegur 50 hektarë bar i thatë, dushk dhe dëllinjë.
Zjarri në Gostivar, mbi fshatin Raven dhe Jelloca e Poshtme ësht lokalizuar, ndërsa nga ai janë djegur 5 hektarë pyje me trungje të ulëta, dushk dhe akacie.
Nën kontroll është vënë edhe zjarri në Brod dhe në fshatin Tazhevë.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|