
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
Kryeministri Gruevski mori pjesë në pranimin zyrtar të nominimit për president të SHBA-së të republikanit Mekkejn
Shkup, 5 shtator (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonis Nikolla Gruevski mori pjesë në konventën kombëtare të Partisë Republikane në SHBA e cila mbahet në Sent Pol, Mineapolis dhe në fjalimin dhe pranimin zyrtar të nominimit ttë kandidatit për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Partia Republikane, Xhon Mekkejn, njoftoi sot pres-shërbimi qeveritar.
Në margjinat e konventës, kryministri Gruevski pati takime me kongresmenë, senatorë dhe përfaqësues të bashkësisë së biznesit, midis të cilëve edhe me ish-sekretarin shtetëror të SHBA-së , Lorens Iglberger, bashkëpunëtor për një kohë të gjatë i Xhon Mekkejn dhe anëtar i Partisë Republikane.
"Ai para një auditori prej rreth një mijë vetësh, e përshëndeti praninë er kryministrit Gruevski në konventë dhe u prononcua se Republika e Maqedonisë paraqet një shembull shumë të suksesshëm të Ballkanit për atë si mund të zhvillohet një demokraci. Gjatë takimit bilaterla, Iglberger theksoi se vendi ynë i plotëson kushtet për anëtarësim në NATO, ndërsa gjithashtu paraqet edhe një partner konsekuent të SHBA-së", theksohet në njoftim.
Gjatë qëndrimit në SHBA kryministri Grevski u takua edhe me disa kongresmenë amerikanë, midis të cilëve edhe Dejvid Draer, nënkrytar i Komitetit të Kongresit për ndihmën e demokracisë, komisioni përmes të cilit Republika e Maqedonisë në dy vitet e kaluara ka marrë lloje të ndryshme ndihme dhe përkrahje. Draer në dy vitet e fundit dy herë ka qenë për vizitë në Republikën e Maqedonisë në kuadër të delegacioneve kongresmene dhe në mënyrë të padyshimtë shprehu përkrahje lidhur me emrin kushtetues të vendit tonë.
Kryministri i Maqedonisë në suazat e Konventës ka pasur takime edhe me Xhon Bruton, ish-kryministrë i Republikës së Irlandës dhe ambasador aktual i Bashkimit Evropian në Uashington, Antonio Lopez Isturic, sekretar përgjithshëm i Partisë Popullore Evropiane, Erik Moen , sekretar i përgjithshëm i Unionit ndërkombëtar demokratik, organizata globale e partive nga e djathta qendrore anëtare të së cilës janë rreth 80 parti nga bota si dhe me përfaqësues të Institutit Ndërkombëtar republikan dhe me disa senatorë nga Partia Republikane.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|