E Premte, 05.09.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Maqedoni

DMSH: Këtë verë janë djegur 4.000 hektarë pyje të përziera

Shkup, 5 shtator (MIA) - Prej gjithsej 600 zjarre, të cilët gjatë periudhës verore e përfshinë Republikën e Maqedonisë, 320 ishin pykore. Megjithatë, janë djegur 4.000 hektarë pyje të përziera dhe vende të rrëpishme, informoi në konferencën e sotme për shtyp Shaban Saliu, drejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

Deri në momentin e mbajtjes së konferencës për shtyp, siç tha ai, në territorin e Maqedonisë nuk ka pasur asnjë zjarr aktiv.

"Zjarri midis Udovës dhe Vallandovës mbrëmë është shuar tërësisht, ndërsa afër Gostivarit është lokalizuar. edhe zjarri në Dojran, afër fshatit Nikloiq, është shuar tërësisht, ndërsa në disa rajone ku ekziston mundësia sërish të shpërthejë zjarr, njësiti special i DMSH-së me pajisje për shuarjen e zjarrit frontalisht e ka kaluar tërë sipërfaqen të mos vijë deri te rreziku i sërishëm", shtoi Saliu.

Drejtori i DMSH-së, theksoi se gjatë periudhës veriore ekipet e tyre kanë intervenuar në Makedonski Brod, ku është djegur sipërfaqe prej rreth 750 hektarë, në Strumicë, ku me zjarr janë përfshirë 500 hektarë, në Shkup ku zjarret kanë përfshirë rreth 600 hektarë. Ekipet e DMSH-së kanë intervenuar edhe në Kumanovë, Kriva Pallankë, Kavadar, Shën Nikollë, Veles, Kërçovë, Manastir, Radovish, Prilep dhe në Kratovë, ku nga zjarri janë përfshirë sipërfaqe prej rreth 100 deri 300 hektarë pyje, pyje të përziera dhe vende të rrëpishme.

Saliu dërgoi apel për qytetarët që nëse qarkullojnë nëpër sipërfaqe pyjore, vende të rrëpishme ose livadhe, t'i respektojnë ligjet dhe të kenë kujdes me mjetet djegëse, për shkak se, siç tha, për numrin më të madh të zjarreve shkaktar është faktori njeri.


ELEM-i kërkon rritjen e çmimeve të energjisë elektrike të prodhuar
MAT-it do t'i ndërpriten të gjitha shërbimet nëse nuk paguan borxhin ndaj aeroporteve
U shua zjarri midis fshatrave Udovë dhe Gradec
Mejer: Bisedimet të fillojnë sa më shpjet
Kryeministri Gruevski mori pjesë në pranimin zyrtar të nominimit për president të SHBA-së të republikanit Mekkejn
Fillon festivali i parë historik "Ohri mesjetar"
Ndarje e çmimeve të nderit për humanizëm "Nënë Tereza"
Zëvendës-ministri Petrov e priti ambasadorin e ri të Islandës në Maqedoni, Gunlaugson
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи