
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
|
|
Delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë merr pjesë në seanca të komisioneve të Kuvendit të Unionit të Evropës Perëndimore
Shkup, 6 tetor (MIA) - Deputetët Xhevat Ademi dhe Jovan Manasijevski, anëtarë të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin e Unionit të Evropës Perëndimore (KUEP) do të marrin pjesë në seanca të komisioneve KUEP për çështje politike, për mbrojtje për çështje parlamentare dhe marrëdhënie me opinionin dhe për çështje teknologjike dhe aerokozmike që do të mbahet sot dhe nesër në Paris.
Në seancat e komisioneve do të shqyrtohen disa raporte midis të cilave "Strategjia e përbashkët e sigurisë dhe mbrojtjes", roli i parlamenteve në njohjen e Kosovës", mendimi publik për operacione ndërkombëtare ushtarake", "Rajoni i Kaspikut dhe siguria në Evropë" etj.
Delegacioni do të marrë pjesë edhe në seminarin "Pëparësitë e bashkëpunimit permanent strukturor: nga koncepti deri në realitet", që Kuvendi i Unionit të Evropës Perëndimore, Kuvendi evropian për siguri dhe mbrojte e organizon në bashkëpunim me "EuroDifence-France".
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|