E Hënë, 06.10.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Maqedoni

Mbi 40.000 vetë në Stadiumin e qytetit këndonin për nder të Toshes

Shkup, 6 tetor (MIA) -  Koncerti i madh humanitar i titulluar Toshe të duam të gjithë, i cili dje u mbajt në Stadiumin e qytetit në Shkup për nder të ikonës muzikore të Maqedonisë Toshe Proeski grumbulloi mbi 40.000 njerëz nga vendi dhe rajoni që përafërsisht katër orë kënduan për të.

Dëshira e legjendës së muzikës maqedonase që me muzikën e tij përsëri të mbushë Stadiumin e Qytetit e shprehur në 5 tetor të vitit të kaluar në koncertin  e tij të fundit para publikut të tij mbrëmë përsëri u realizua.

Pesë tetori të bëhet ditë e humanizmit dhe e muzikës - është mesazhi që e transmetoi koncerti i djeshëm.

Për nder të Toshes i cili e humbi jetën vitin e kaluar më 16 tetor në aksidentin automoblilistik në Kroaci, dje në stadiumin e qytetit në Shkup interpretuan Kaliopi, Simon Tërpçevski, Aki Rahmanovski, Adrijan Gaxha, Anjeza Shahini, Rusllana, Sintezis, Bila Kërstiq, Marija Shestiq, Bojan Maroviq, Goca Tërzhak, Toni Cetinski, Nina Badriq, Zhelko Samarxhiq,..., orkestra e Operas  dhe Baletit të Maqedonisë nën dirigjimin e Sasha Nikollovski-Gjumbar, si dhe bendi i Toshes.

Në koncert ishte vendosur edhe një skenë 40-metërshe me ekrane dhe teknikë tjetër prej përafërsisht 60 tonësh.

Para fillimit të koncertit të pranishëmve iu drejtua kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski të cilit nga ana e Fondacionit iu dha një statujë speciale e cila simbolizon humanizëm.

Përveç shtatë albumeve në gjuhën maqedonase "Diku në mbrëmje", "I biri i Perëndisë", "Nëse më shikon në sy", "Një ditë për ne", "Pas teje" "Ylberi" dhe "Lojë pa kufi", si dhe interpertimi i një numri të madh të hiteve të Toshes në gjuhë të huaj Toshe ishte ambasador i vullnetit të mirë të UNICEF-it dhe post-humno u shpall si qytetar nderi i Maqedonisë.

Me koncertin e djeshëm fillojnë edhe aktivitetet e Fondacionit Ndërkombëtar "Toshe Proeski" i cili do të kujdeset për imazhin dhe veprën e Toshes.

Në koncert, përveç performansave të këngëtarëve nga vendi dhe bota, merrte pjesë edhe Endi Rajt producenti muzikor i Toshes për albumin në gjuhën angleze. Në koncert u plotësue edhe një nga dëshirat e Toshes - interpretimi premierë i duetit në gjuhën angleze me nipin e tij Kristijan.

Spektaklin muzikor drejtpërdrejt e transmetuan mbi 20 vendet nga ish-Republika e Jugosllavisë, por edhe në Qipro, Bullgari, Rumani ndërsa sinjalin e kanë marrë falas 180 televizione përmes satelitit të Televizionit të Maqedonisë si partonat medial. Gjatë koncertit përmes një ure on lajn drejtpërdrejt në Stadiumin e Qytetit u inkuadruan televizionet nga Serbia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Bullgaria.

Përmes linjave të hapura donuese në numrin 145 -100 nga rrjeti i Kosmofonit, Vip, T-Home dhe telekomunikacioni i Maqedonisë  dhe pa prefisk qytetarët mund të dononin 100 denarë që komisionin e formuar nga Ministria e Kulturës dhe Fondacionit "Toshe Proeski" pas përfundimit të koncertit duhet të vendosnin se ku do ta donojnë.

Patronat i koncertit ishte Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Kultursë ndërsa organizator Fondacioni ndërkombëtar Toshe Proeski - Krushevë.


Fillon me punë fakulteti i sapoformuar për shkenca mjekësore në Tetovë
Takim i liderëve për emrin
Z.Z. Stefani: Nuk ka ndarje në Sinodin e KOM-it
Lobistë të DR-së në SHBA në fushatë për zgjidhjen e emrit
Prej nesër fillon vaksinimin kundër virusit të HPB-së
Ndahen çmimet e Festivalit të 29-të internacional të kamerës filmike "Vëllezërit Manaki"
Fillon Festivali "Teatri shqiptar në Maqedoni"
Ministrja Jankullovska nesër për vizitë në Bullgari
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи