
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
|
|
Filloi takimi i liderëve për emrin (DPL)
Shkup, 6 tetor (MIA) - Kreu politik-shtetëror e filloi takimin e liderëve në të cilën duhet të bisedohet për pozicionet e palës negociatore maqedonase në kontestin greko-maqedonas për emrin e Maqedonisë, në prag të propozimit të pritur nga ndërmjetësuesi i KB-së Metju Nimic.
Në takim, të thirrur me kërkesë të kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskit, krahas liderëve të katër partive më të mëdha të ftuar janë edhe presidenti Branko Cërvenkovski dhe ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshovski.
Edhe pse nuk ishte paralajmëruar, në takimin e sotëm të liderëve marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanovski, dhe liderët apo përfaqësues të të gjitha partive politike parlamentare.
Përbërja e zgjeruar e takimit të liderëve ishte shkak që lideri i PDSH-së Menduh Thaçi të mos marrë pjesë në të edhe pse erdhi në Klubin e deputetëve. Nënkryetari i partisë Imer Aliu deklaroi se në takimit e fundit të liderëve dhe në ftesën për takimin e sotëm nuk është theksuar se ky do të mbahet në përbërje të zgjeruar. "Kjo është qasje joserioze ndaj shumë çështjeve serioze siç është emri", tha Aliu, duke theksuar se PDSH-ja as në të ardhmen nuk do të marrë pjesë në takime të këtilla.
Në takimin e liderëve, siç paralajmëroi pres-shërbimi qeveritar, pritet të bisedohet edhe për ndryshimet e Kodit zgjedhor dhe propozimi për ndryshimet kushtetuese në pjesën e censusit për zgjedhjen e presidentit të shtetit.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|