Promovohet Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin shtetëror të Tetovës

Tetovë, 6 tetor (MIA) - Në Universitetin shtetëror të Tetovës, prej këtij viti akademik fillon të punojë Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë me katër programe të akredituara studiuese - për mjekësi të përgjithshme, stomatologji, farmaci dhe për infermiere.

Në programet studiuese të mjekësisë së përgjithshme dhe farmacisë janë regjistruar 30, ndërsa në stomatologji dhe farmaci 20 studentë në kuotën shtetërore, ndërsa i njëjtë është edhe numri për studime me vetfinancim.

"Bëmë gjithçka që është paraparë me Ligjin për akreditim. Kemi katër profesorë nga Fakulteti i Mjekësisë nga Shkupi, të cilët do të ligjërojnë këtu, ndërsa ushtrimet do t'i mbajnë asistent më të rinj nga fakulteti jonë", tha Sadi Bexheti, rektor i Universitetit shtetëror të Tetovës.

Në solemnitet morën pjesë edhe zëvendëskryeministrat Ivica Bocevski dhe Abdulaqim Ademi dhe ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani, i cili tha se me fakultetin e ri të hapur do të rritet konkurrenca në kuadrin mjekësor që do të rezultojë me kualitet më të madh.

Në vitin akademik 2008/2009, USHT-ja ka 11 fakultete me 33 programe akredituese.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail