
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
|
|
Takimi vjetor i ministrave të mbrojtjes të vendeve nga EJL-ja
Shkup, 7 tetor (MIA) - Ohri nga dita e sotme deri të enjten do të jetë organizator i takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve nga Evropa Juglindore të inkuadruara në procesin SEDM.
Në takim, përveç ministrave të mbrojtjes të vendeve nga rajoni pritet që të marrin pjesë edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts, komandanti i krahut jugor të NATO-s me seli në Napoli, Mark Ficerald, komandanti i brigadës së Evropës Juglindore Virxhil Valaceano, ministri grek i Mbrojtjes Evangelis Meimarakis dhe nënsekretari shtetëror italian Xhuzepe Kosiga.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Gejts, sipas paralajmërimeve, do të takohet me presidentin Branko Cërvenkovskin, kryministrin Nikolla Gruevskin dhe ministrin e Mbrojtjes Zoran Konjanovski.
Në takimin në Ohër do të marrin pjesë edhe ministrat e Mbrojtjes të vendeve vëzhguese të procesit SEDM. Në SEDM janë inkuadruar 12 vende-anëtare të plotëfuqishme si SHBA-ja, Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Italia, Maqedonia, Rumania, Turqia, Ukraina, Kroacia, Sllovenia dhe Bosnja e Hercegovina dhe katër vende vëzhguese - Gjerogjia, Moldavia, Mali i Zi dhe Serbia.
Në funksion të zhvillimit pa probleme të qarkullimit gjatë takimit, SPB-ja e Ohrit paralajmëroi se ka ndërmarrë një sërë masash operativo-parandaluese si dhe zbatimin më të rreptë të autorizimeve ligjore.
SPB-ja e Ohrit apelon te qytetarët që të përmbahen nga përdorimi i automjeteve gjatë kohës së mbajtes së takimit ministror. Gjithashtu informohen qytetarët se policia gjatë ditëve të takimit do të ndërmarrë edhe masa të tjeta për sigurimin fizik të rajonit më të gjerë dhe objekteve që do të qëndrojnë pjesëmarrësit e forumit.
Takimi i ministrave të mbrojtjes së EJL-së është i dhjeti dhe paraqet një jubile, nëse merret parasysh fakti se më 26 tetor të vitit 2008 përfundojnë dhjetë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes për Forca Paqësore të Evropës Juglindore (MFPEJ), mbi bazën e të cilës më 1999 është formuar brigada e Evropës Juglindore (SEEBRIG).
Procesi për bashkëpunim i ministrave të mbrojtjes nga vendet e Evropës Juglindore i cili paraqet vazhdimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e Mbrojtjes të vendeve të Evropës Juglindore filloi në vitin 1996 dhe në tërësi u përkrah nga SHBA-ja. Qëllimi i procesit është përforcimi i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit politiko-ushtarak midis vendeve të rajonit në drejtimin e përforcimit të sigurisë dhe stabilizimit në Evropën Juglindore.
Në pajtim me vendimet e SEDM-it me qëllim të funksionimit efektiv dhe angazhimit të MFPEJ-së, është formuar Komiteti drejtues politiko-ushtarak (KDPO), si trup i cili i koordinon aktivitetet, iniciativat dhe projektet që janë në fushën e mbrojtjes, kryesuesi i të cilit nga viti i kaluar është Republika e Maqedonisë me mandat deri në korrik të vitit 2009.
Republika e Maqedonisë merr pjesë aktivisht në procesin SEDM që nga fillimi. Ushtarët maqedonas janë angazhuar në brigadën SEEBRIG nga formimi i saj si dhe me kryesimin e KDPO-së. Me organizim të takimit të sivjetshëm të ministrave të mbrojtjes nga vendet e Evropës Juglindore SEDM, Maqedonia edhe një herë fuqishëm i komfirom përpjekjet e saj për përforcimin dh përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, ndërsa veçanërisht të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|