
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
|
|
Janë dhënë 90 vendime për përkthyes gjyqësorë për verifikim të suksesshëm të dijes
Shkup, 7 tetor (MIA) - Ministri i Drejtësisë Mihajllo Manevski sot ndau vendimin e 90 përkthyesve gjyqësorë të cilët me sukses e kaluan verifikimin e dijes në gjuhët e huaja, që e bënë për herë të parë muajin e kaluar në Ministrinë e Drejtësisë.
Procedura për lëshimin e vendimeve të përkthyesve gjyqësorë përmes verifikimit të dijeve të gjuhës së huaj që deri tani nuk ishte praktikë hyn në procedurë me ndryshimet e fundit të Ligjit për gjykatat dhe Rregulloren gjyqësore.
"Cilësia e dobët në praktikë e shumë përkthyesve veçanërisht në proceduarat para seancave gjyqësore tregoi se nevoja e sigurimit të një përkthimi nga përkthyes të trajnuar në mnyrë adekuate dhe me përvojë që do ta kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme", theksoi ministri Manevski.
Ministri i Drejtësisë i rekomandoi përkthyesve gjyqësorë që vazhdimisht të përvetësojnë dijet sepse siç përmendi, pas marrjes së datës për negociata me Bashkimin Evropian do të jenë të angazhuar në institucionet evropiane, ku do të duhet që ta tregojnë profesionalizmin e tyre.
Në sesionin e parë për verifikimin e dijeve në gjuhët e huaja të kandidatëve për përkthyes gjyqësorë ishin regjistruar 136 kandidatë për 15 gjuhë të huaja. Ministria paralajmëroi se verifikimi i dijeve me qëllim marrjen e vendimeve përkatëse do të bëhen dy herë në vit.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|