
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
|
|
Ministri i Drejtësisë Manevski pret përgjigje pozitive nga Kroacia për lëndën "Vreshatat e Rashtakut"
Shkup, 7 tetor (MIA) - Ministri i Drejtësisë Mihajllo Manevski pret përgjigje pozitive nga gjykatat e Kroacisë për kthimin e lëndës "Vreshtat e Rashtakut", për të cilën sërish është dërguar kërkesë para dy jave.
"Lëndën "Vreshat e Rashtakut", të cilën Maqedonia është duke e kërkuar tashmë një vit, pa bazë është lëshuar në autoritetet gjyqësore të Kroacisë", deklaroi sot ministri Manevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
Për këtë rast, shtoi Manevski, në Kroaci nuk është kryer asnjë vepër dhe asnjë krim, nuk ka pasoja për aktivitete të tilla, e as nuk ka asnjë dëshmitarë dhe pjesëmarrës.
Ministri i Drejtësisë rikujtoi se para 15 ditësh përsëri është dërguar kërkesë nga ministria kroate e Drejtësisë për kthimin e lëndës.
Gjykata kroate e Zhupanit një herë mori vendim për dorëzimin e lëndës "Vreshat e Rashtakut" në Maqedoni, por Gjykata Supreme në Kroaci e anuloi.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|