E Martë, 07.10.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Те сакаме сите, Тоше
Shqip / Maqedoni

Kompania koreane TriVew.Co. Limited do të ndërtojë fabrikë në "Bunarxhik"

Shkup, 7 tetor (MIA) - Kryeministri Nikolla Gruevski sot në Qeveri nënshkroi Memorandum për mirëkuptim me kompaninë koreane TriVew.Co.Limited.

Në pajtueshmëri me Memorandumin, në pranverë, në zonën e lirë ekonomike teknologjike-indusriale "Bunarxhik", siç lajmëroi Gruevski, do të fillojë të ndërtohet fabrika për Monitorat LCD. Bëhet fjalë për investim me një vlerë prej katër milionë dollarë.

"TriVew. Co.Limited do të blejë 2,5 hektarë dhe në sipërfaqe prej 4.200 metra katrorë do të ndërtojë fabrikë dykatëshe. Në fazën e parë do të punësohen 80 deri 100 vetë. Është paraparë prodhim vjetor të 60.000 televizorëve të markës HAYER, në një vlerë të përgjithshme prej 40 milionë dollarë të cilët do të jenë të dedikuar për tregun evropian", deklaroi Gruevski pas nënshkrimit të Memorandumit.

Prodhimi duhet të fillojë deri në fund të vitit të ardhshëm.

"Për Maqedoninë ky bashkëpunim është me rëndësi të veçantë për shkak se praktikisht do të investohet në teknologji dukshëm të madhe që deri tani tek ne nuk prodhohet", theksoi Gurevski.

Sipas Xhin Shen, zëvendësdrejtor i kompanisë. i cili e nënshkroi Memorandumin nga ana koreane, Qeveria e Maqedonisë ka ofruar pako të shkëlqyeshme investuese. TriVew.Co.Limited selia e të cilës është në Seul, prodhimete saj për momentin i shet në tregun lokal korean dhe në SHBA. Kompania është njëra ndër 10 kompanitë udhëheqëse në botë në prodhimin e monitorëve LCD sipas teknologjisë më bashkëkohore.


Portali www.pravo.org.mk pasurohet me të dhëna nga praktika gjyqësore
Janë dhënë 90 vendime për përkthyes gjyqësorë për verifikim të suksesshëm të dijes
LSDM-ja dhe BDI-ja e pranuan ftesën për takim e liderëve të kryeministrit Gruevski, pritet përgjigjja e PDSH-së
Kuvendi e votoi përbërjen e Komisionit anketues për hetimin e vdekjes së presidentit Boris Trajkovski
Publiohet tender për rikonstruksion të 11 drejtimeve rrugore rajonale
Takimi vjetor i ministrave të mbrojtjes të vendeve nga EJL-ja
Raund i ri i bisedimeve në Nju-Jork
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи