
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
|
|
Në Ohër do të mbahet takimi vjetor i ministrave të mbrojtjes së vendeve nga EJL - SEDM
Ohër, 7 tetor (MIA) - Në Ohër prej nesër zyrtarisht do të hapet takimi ministrave të mbrojtjes të vendeve të Evropës Juglindore - SEDM, në të cilin do të marrin pjesë delegacionet prej 12 vendeve-anëtare të plotfuqishme të procesit të SEDM-së dhe katë vende të cilat kanë statusin e mbikqyrësve.
Në takimin fjalim hyrës do të ketë ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë Zoran Konjanovski, ndërsa takimi i SEDM-së së ministrave të mbrojtjes nga Evropa Juglindore zyrtarisht do të hapet nga ana e kryetarit të Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski, i cili me atë rast do ta zbulojë simbolin e dhjetëvjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes për FMPEJ (Forcat paqëruajtëse shumëkombëshe të Evropës Juglindore).
Në takimin, pritet të marrë pjesë sekretari shtetëror për mbrojtje i SHBA-së Robert Gejts, ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë Gazmend Oketa, ai i Turqisë Mehmed Vexhdi Gonul, i Greqisë Evangelos Meimarakis, i Ukrainës Jurij Jekanurov, i Moldavisë Vitalie Vrabi, i Mali të Zi Boro Vuçiniq, zëvenësministri i Mbrojtjes i Bosnjës dhe Hercegovinës Igor Cërnadak, zëvendësministrja e Mbrojtjes së Bullgarisë Kamelija Nejkova, nënsekretari shtetëror italian Xhuzepe Kosiga, sekretarët shtetërorë të MM-së së Kroacisë Gordan Çaçiq, Rumanisë Georgeta Elizabeta Ionesku, Sllovenisë Franci Znidarshiq, Serbisë Dushan Spasojeviq, zëvendësministri i Mbrojtjes së Gjeorgjisë Giorgi Muchaidze, komandanti i Komandës së bashkuar aleate të NATO-s në Napoli admirali Mark Fitcxherald dhe komandanti i brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG) gjenerali i brigadës Virxhill Balaçeanu.
Temat e kryesore në takim do t'i kushtohen sistemimit të mundshëm të brigadës SEEBRIG në operacionet paqeruajtëse dhe përmirësimin e planeve dhe dokumenteve vjetore të procesit të SEDM-së.
Është paralajmëruar se ministrat e mbrojtjes së EJL-së do të bisedojnë për përparimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në kuadër të projekteve tashmë të etabluara të SEDM-së, si dhe për zgjerimin e mundshëm në të ardhmen me anëtare të reja në nismën FMPJE.
Gjatë ditës së nesërme, pritet që sekretari shtetëror amerikan i mbrojtjes Robert Gejts, të realizojë takim të përbashkët me presidentin e Republikës së Maqedonisë Branko Cërvenkovskin, kryetarin e Qeverisë Nikolla Gruevskin dhe ministrin e Mbojtjes Zoran Konjanovskin.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|