
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
|
|
Ministri Bajrami për vizitë në kopshtin për fëmijë "Gëzimi fëminor"
Shkup, 7 tetor (MIA) - Me rastin e shënimit të "Javës fëminore" sot minitsri i Punës dhe Politikës Sociale Xhelal Bajrami e vizitoi kopshtin për fëmijë "Gëzimi fëmiror" në lagjen e Shkupit, Autokomandë dhe mori pjesë në lojërat zbavitëse "Lojëra pa kufi" në të cilat morën pjesë fëmijë nga më shumë kopshte në Maqedoni.
"Java tërë e parë e muaji tetor është javë e dedikuar pikërisht juve fëmijëve të mbarë botës. Ajo është javë e cila na detyron ta drejtojmë tërë vëmendjen tonë nga Ju, fëmijëve tonë më të vegjël dhe më të dashur. Javë e cila fillon me më të bukurën DITËN BOTËRORE TË FËMIJËS", tha ministri Bajrami në fjalimin e tij para fëmijëve në sallën sportive në Autokomandë.
Ai tha se Republika e Maqedonisë vazhdimisht punon në përmirësimin e dispozitave ligjore me qëllim mbrojtje më të mirë dhe kujdes për më të rinjtë dhe se vetëm me veprim të përbashkët mund t'i realizojmë obligimet të cilat dalin nga Konventa e të drejtave të fëmijës të KB-së.
"Me sendërtimin e dispozitave nga konventat dhe dokumentet tjera në ligjet tona, theksi është vëndosur te fëmija si subjekt, i mbrojtjes dhe të drejtës së jetës dhe zhvillimit të fëmijës, sigurim i standardit minimal për çdo fëmijë, respektim i të drejtës së lirisë së fëmijës, në mendim personal dhe shprehje të lirë, arsimim, si dhe kushte për jetë të shëndoshë", theksoi Bajrami.
Java e fëmijës e cila shënohet çdo vit në javën e parë të muajit tetor është dedikuar fëmijëve dhe ngritet për shkak të zhvillimit të aktiviteteve për afirmim të mbrojtjes së fëmijëve. Gjatë rrjedhës së manifestimit organizohen aktivitete kulturore, zbavitëse, edukative, sportive-rekreative dhe aktivitete nga fusha e ekologjisë.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|