
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
|
|
Aktivitete të zëvendëskryministrit Stavreski dhe ministrit Sllaveski në Uashington
Uashington, 10 tetor (MIA) - Zëvendëskryeministri Zoran Stavreski sot në Uashington do të takohet me ndihmësen speciale për siguri kombëtare të presidentit amerikan, Xhudit Ensli dhe me zëvendës-ndihmësin e sekretares shtetërore të SHBA-së, Stjuart Xhons.
Stavreski i cili në Uashington qëndron në funksionin e kryesuesit të Asamblesë së përgjithshme të Bankës Botërore dhe FMN-së. Së bashku me ministrat e Financave Trajko Sllaveski do të kenë takime me drejtorin ekzekutiv të FMN-së Ejxh Beker, me drejtuesin e sketorit për Evropën dhe shefin e Misionit të Fondit në Maqedoni, Mark Grifits, me drejtorin aktual dhe me drejtorin e sapoemëruar ekzekutiv të Bankës Botërore, Herman Vijels dhe Rud Trefers, me koordinatoren rajonale për Evropën Juglindore të Bankës, Xhejn Armitixh dhe me nënkryetarin e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Shigeo Kacu.
Në takimet me përfaqësuesit e Bankës Botërore siç transmeton raportuesi i MIA-s nga Uashingtoni do të bëhet fjalë për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit midis Maqedonisë dhe këtij institucioni ndërkombëtar financiar, veçanërisht në realizimin e projekteve për përforcimin e infrastrukturës hekurudhore si dhe për mundësitë investuese në sektorin energjitik.
Në bisedimet me përfaqësuesit e FMN-së sipas paralajmërimeve do të bisedohet për mundësitë potenciale për bashkëpunim të ardhshëm midis Maqedonisë dhe Fondit.
Anëtarët e delegacionit të Maqedonisë që marrin pjesë në Asamblenë e përgjithshme të Bankës Botërore dhe FMN-së që do të mbahet të hënën, do të takohen edhe me pëfaqësuesit e Sektorit për statistikë të Fondit.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|