
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
|
|
Kuvendi e miratoi Rezolutën për marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë me Kosovën
Shkup, 9 tetor (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sonte me 85 vota "për", 1 "kundër" dhe 16 të përmbajtur e miratoi Rezolutën për marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë me Kosovën, të parashtruar nga BDI-ja, PDSH-ja dhe Demokracia e Re.
Me Rezolutën i rekomandohet Qeverisë në kuadër të kompetencave të saj kushtetuese dhe në pajtim me interesat shtetërore dhe kombëtare t'i ndërmarrë të gjitha aktivitetet e domosdoshme për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën dhe njohjen e Kosovës, të vazhdojë me përparimin e bashkëpunimit të deritanishëm me Kosovën në të gjitha sferat, si dhe ta afirmojë përcaktimin parimore dhe konzistente të Qeverisë që të vazhdojë me zhvillimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira me të gjitha vendet fqinje dhe me bashkësinë ndërkombëtare, me qëllim të përshpejtimit të proceseve të integrimeve evropiane dhe evroatlantike.
Në Propozim rezolutën për marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë me Kosovën citohet se ajo duhet të miratohet duke marrë parasysh atë që statusi i Kosovës për një kohë të gjatë ishte një nga problemet kryesore në rajon që krijoi tronditje permanente politike, jostabilitet dhe konfrontim ushtarak. Kështu që në të konstatohet se "nuk u arrit asnjë rezultat në afrimin dhe harmonizimin e pozicioneve dhe qëndrimeve të Beogradit dhe të Prishtinës dhe se procesi i negociatave i shtetori mundësitë për çfarëdo lloj marrëveshje midis tyre, kështu që paqja dhe stabiliteti në rajon u bënë drejtpërdrejt të varuara nga zgjidhja e statusit të Kosovës".
Deputetët nga PDSH-ja dhe BDI-ja e propozojnë këtë Propozim rezolutë "duke u nisur nga fakti se demarkacioni i kufirit verior të Republikës së Maqedonisë është në proces të përfundimit në pajtim me planin e Marti Ahtisarit si dhe duke u nisur "nga përcaktimi strategjik i Republikës së pavarur dhe sovrane të Maqedonisë që të ndërtojë dhe zhvillojë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë si garanci për stabilitetin e rajonit dhe duke insistuar në një perpsektivë të hapur dhe reale për integrimin e përshpejtuar të të gjitha vendeve dhe popujve në Bashkimin Evropian.
BDI-ja dhe PDSH-ja siç thuhet në Propozim-rezolutë, konsiderojnë se pavarësia e Kosovës është zgjidhja reale për shmagien e krizave në rajon dhe se me këtë Maqedonia do të konfirmojë dispozitën si kandidat për anëtarësim të plotëfuqishëm në institucionet evropiane dhe euroatlantike duke iu bashkangjitur politikës së përbashkët dhe pozicionit të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|