E Premte, 10.10.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Те сакаме сите, Тоше
Shqip / Maqedoni

Takimë të zëvendëskryeministrit Stavrevski me njerëzit e parë të FMN-së dhe Bankës Botërore

Uashington, 10 korrik (MIA) -  Kriza globale financiare dhe mundësitë konkrrete për rritjen e ndihmës për Maqedoninë në pjesën e sektorit energjitik dhe atë të infrastrukturës, ishin temat kryesore  të takimeve të mbrëmshme sipas kohës maqedonase të nënkryetarit të Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Stavrevskit me drejtorin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Dominik Stros-Kan dhe me kryetarin e Bankës Botërore, Robert Zelik në Uashington.

"Si kryesues i Asamblesë së Përgjithshme të Bankës Botërore dhe FMN-së për sivjet takimet i shfrytëzova që të ngre dy çështje të rëndësishme, siç janë se si do të reagojë Banka Botërore dhe FMN-ja lidhur me krizën ekzistuese financiare veçanërisht kur bëhet fjalë për vendet më të vogla në zhvilim, siç shtë Maqedonia, ku fillojnë të ndjehen shenjat e para të asaj që ndodh në botë dhe në cilën mënyrë Banka Botërore dhe FMN-ja mund të ndihmojnë. Gjithashtu biseduam, veçanërisht  me Bankën Botërore, për mundësitë konkrete për rritjen e ndihmës për Republikën e Maqedonisë në pjesën e sektorit energjitik dhe ndërtimit të rrugëve dhe linjave hekurudhore, deklaroi Stavrevski pas takimeve.

Ai siç transmetoi raportuesi i MIA-s nga Uashingtoni theksoi se nga pozicioni i kryesuesit të Asamblesë së përgjithshme pati mundësi që ta theksojë rastin e Maqedonisë si "vend që shkon përpara dhe që ka kushte të mira për reformat dhe duhet edhe më tej të përkrahet nga këto dy institucione financiare".

Stavreski thekson se kriza aktuale financiare globale paraqet sfidë me përmasa historike, sepse përfshiu një numër të madh vendesh dhe momentalisht  askush nuk mund të parashikojë se kur do të përfundojë.

Sipas tij nevojitet një qasje e koordinuar, diçka e ngjashme si ajo që ndërmorën vendet e BE-së ku ishin vendosur parimet për reagim, ndërsa më pas çdo vend në veçanti është lënë mundësia që të reagojë në varësi të situatës individuale.

Nënkryministri maqedonas theksoi se në takimet me Stros-Kan dhe Zelik mori bindje se Banka Botërore dhe FMN-ja mbeten të hapura për përkrahjen jo vetëm për Maqedoninë por edhe për të gjitha vendet e Evropës Juglindore.

"Mbetet që në periudhën e ardhshme me ekipe operative të Bankës Botërore të dakordojnë projektet konkrete. Fillimisht kemi pasur një marrëveshje për projekte të caktuara financiare, ndërsa tani flasim për një përkrahje më të madhe për këtë", theksoi Stavreski.

Ai theksoi se presidenti i Bankës Botërore veçanërisht interesohet për gjendjen e sektorit bankar në Maqedoni dhe për pasojat mbi të nga kriza ekzistuese financiare në botë.

Nënkryministri theksoi se Qeveria e Maqednisë me vëmendje e ndjek zhvillimin e ngjarjeve dhe nëse nevojitet do të reagojë me masa  përkatëse, por se tani për tani nuk ka nevojë për diçka të tillë sepse indikatorët për cilësinë e protofoliove kreditore në bankat e Maqedonisë deri tani janë pozitive.

Lidhur me gjendjen e Bursës së Maqedonisë Stavrevski theskoi se ajo nuk është integruar në të njëjtën mënyrë  siç janë bursat e tjera dhe për këtë kriza financiare nuk ka ndikim të drejpërdrejt mbi të por ka një ndikim psikologjik nga ajo që ndodh në rajon dhe ajo nuk mund të ketë imunitet  për këto ngjarje.

Ai theskon se problemi kryesor në botë është humbja e besimit në institucionet frinanciare dhe në bursat dhe paraqite pyetja se sa mjetet që janë injektuar në sektorin financiar do të jenë të mjaftueshme që të kthehet mirëbesimi  i investuesve dhe të njëjtit të kthehen në bursa.

"Pres që Bursa e Maqedonisë të mos jetë e goditur për një afat të gjatë kohor dhe se gradualisht do të fillojë që të rimëkëmbet, sepse nuk e ka problemin e voalucionit ireal të aksioneve të kompanive që kotojnë në të, theksoi Stavreski pas takimt me njerëzit e parë të FMN-së dhe Bankës Botërore".


Aktivitete të zëvendëskryministrit Stavreski dhe ministrit Sllaveski në Uashington
Maqedonia njohu Kosovën
Kuvendi e miratoi Rezolutën për marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë me Kosovën
Ministrja Jankullovska për vizitë në Gostivar
Në Tetovë u formua këshilli lokal për parandalim
Ministri i Punës mori pjesë në lojërat tradicionale pa kufi në një kopsht për fëmijë në Tetovë
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи