
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
|
|
Misioni i OSBE-së në Shkup e përkrah iniciativën e qytetarëve dhe policisë për ngritjen e ndërgjegjes ekologjike midis nxënësve
Shkup, 10 tetor (MIA) - Rreth 70 nxënës, arsimtarë dhe prindër nga shkolla e mesme teknologjike në Kumanovë marrin pjesë në shfaqen e sotme për pastrimin e plehrave nga oborri i shkollës, që paraprakisht ishte përdorur për deponimin e mbeturinave.
Kjo është pjesë e projektit që e ka inicuar bashkësia lokale për shkak të ngritje së ndërgjegjes publike ndërsa mbahet me përkrahjen e Misionit të OSBE-së në Shkup.
Ky është ilustrim i asaj se si zgjidhen problemet ekologjike, të rëndësishme për bashkësinë lokale, përmes partneritetit midis disa pjesëve të komunitetit, në këtë rast komunës lokale, policisë dhe shkollës, tha Rejmond Hirnos u.d shef i sektorit për zhvillimin e policisë në Misionin e OSBE-së në Shkup.
Violeta Bogdanovska nga policia në Kumanovë thekson se bashkëpunimi midis policisë dhe qytetarëve ndihmon që policia të jetë më e decentralizuar dhe më transparente që është në pajtim me interesat e qytetarëve.
Qytetarët veçanërisht rinia, duhet që të inkurajohen që policinë ta shohin si një partner të sigurt për zgjidhjen e problemeve ekzistuese në komunitet, shtoi Bogdanovska.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|