
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
|
|
Fuere: Njohja e Kosovës është vendim sovran i çdo vendi
Shkup, 10 tetor (MIA) - Njohja e Kosovës është vendim sovran i çdo vendi pavarësisht nëse është anëtare e BE-së apo jo, deklaroi euroambasadori Ervan Fuere pas takimit të sotëm me kryetarët e komunave të Shkupit.
"Aspekti pozitiv nga vendimi i Qeverisë së Maqedonisë që ta njeh Kosovën është kthimi i PDSH-së në Kuvend. Shpresoj se ky është sinjal për fund të bojkotit nga ana e PDSH-së, me çka besoj se do të përfundojë praktika e këtillë negative.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për katër lëndët e Hagës nga konflikti i vitit 2001, të cilat u kthyen në procesuim në Maqedoni, ambasadori i BE-së theksoi se pret që ato të zgjidhen përmes praktikës normale gjyqësore dhe në pajtim me rekomandimet e Tribunalit të Hagës.
Fuere thotë se nuk është i njoftuar se lideri i BDI-së Ali Ahmeti për katër lëndët e Hagës ka kontaktuar me përfaqësues të NATO-s, BE-së dhe OSBE-së.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|