E Premte, 10.10.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Те сакаме сите, Тоше
Shqip / Maqedoni

Ministri Konajonovski për vizitë tek paqeruajtësit e Maqedonisë në Irak

Shkup, 10 tetor (MIA) - Delegacion i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes i kryesuar nga ministri Zoran Konjanovski, nesër me rastin e festës shtetërore 11 Tetori - Dita e kryengritjes do ta vizitojë kontingjentin e ARM-së, i cili është i sistemuar në misionin "Liri për Irakun" në Irak.

Gjatë vizitës në kontingjentin e ARM-së, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes, Konjanovski në bazën në Taxhi do të takohet me pjesëtarët e ARM-së, të cilët detyrat i kryejnë në kuadër të rotacionit të 11-të të misionit "Liri për Irakun".

Në Bagdad ministri Konjanovski do të realizojë takim me ministrin e Mbrojtjes së Irakut, Abd Al-Kadir Al-Mufriji, me komandantin e forcave shumëkombëshe në Irak gjeneralin Rejmond Odiero nga Armata e SHBA-së, me komandantin e Korpusit multinacional në përbërje të të cilit janë sistemuar paqeruajtësit e ARM-së, gjenerali Lojd Ostin, si dhe zëvendësit e tij gjeneral-majori Pol Lefebre dhe gjeneralët e brigadës Majkëll Ferioter dhe Nikolas Martern.

Në përbërje të delegacionit, krahas ministrit Konjanovski janë edhe shefi i SHM së ARM-së gjeneral-nënkoloneli Mirosllav Stojanovski, deputeti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Vllatko Gjorqev dhe oficerë nga përbërja e njësiteve që janë në misionin në Irak.

Në misionin "Liri për Irakun" në Irak janë të sistemuar gjithsej 77 pjesëtarë të ARM-së, pesë nga të cilët oficerë të shtabeve dhe nga një tog nga përbërja e regjimentit për operacione speciale dhe nga brigada e dytë këmbësorike e mekanizuar (2.mpbr). ARM-ja në misionin "Liri për Irakun" merr pjesë në kuadër të forcave të koalicionit të kryesuar nga Armata e SHBA-së që në vitin 2003, me sistemim të forcave nga përbërja e regjimentit për operacione speciale të ARM-së. Si rezultat i përvojave pozitive në punën me paqeruajtësit e ARM-së gjatë kryerjes së detyrave në këtë mision, si dhe shkallës së lartë të treguar të stërvitjes dhe interoperarivitetit me forcat e koalicionit që para një viti janë stacionuar dhe pjesëtarët e 2.mpbr.


Dejvid Miliband: Njohja e Kosovës nga Maqedonia dhe Mali i Zi hap i rëndësishëm për të ardhmen evropiane
Misioni i OSBE-së në Shkup e përkrah iniciativën e qytetarëve dhe policisë për ngritjen e ndërgjegjes ekologjike midis nxënësve
Takimë të zëvendëskryeministrit Stavrevski me njerëzit e parë të FMN-së dhe Bankës Botërore
Mbledhje e Grupit projektues-menaxhues të Instrumentit për ndihmë paraqasëse (IPA)
Ministri Bajrami për vizitë në kopshtin e Kumanovës "Angel Shajçe"
Aktivitete të zëvendëskryministrit Stavreski dhe ministrit Sllaveski në Uashington
Maqedonia njohu Kosovën
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи