E Premte, 10.10.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Те сакаме сите, Тоше
Shqip / Maqedoni

Ambasadori i Maqedonisë në Beograd shpallet "persona non grata"

Shkup/Beograd, 10 tetor (MIA) - Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Beograd, Aleksandar Vasilevski, është shpallur "persona non grata" dhe në afat sa më të shkurtë duhet ta braktisë Serbinë, konfirmoi MPJ-ja e Maqedonisë.

Vendimi i Qeverisë serbe që t'ia shkurtojë mikpritjen ambasadorit të Maqedonisë pas vendimit të Maqedonisë që ta njohë Kosovën, Vasilevskit i është kumtuar sot në MPJ-në e Serbisë.

Paraprakisht ambasadori serb në Shkup, Zoran Popoviq, zëvendës-shefit të diplomacisë së Maqedonisë Zoran Petrov ia dorëzoi notën protestuese, në të cilën kërkohet që Maqedonia ta shqyrtojë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

"Njohja është kundër rezolutës 1244 të KB-së dhe të drejtës ndërkombëtare, ndërsa Kosova është pjesë e pandarë e Serbisë", thuhet në notën protestuese.

Tani për tani nuk ka paralajmërime dhe informata se ambasadori serb Popoviq do të tërhiqet nga Maqedonia, e as se Beogradi do ta rishqyrtojë vendimin për përdorimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë në komunikimin bilateral, e as për sanksione tjera eventuale.


Fuere: Njohja e Kosovës është vendim sovran i çdo vendi
Ministri Konajonovski për vizitë tek paqeruajtësit e Maqedonisë në Irak
Dejvid Miliband: Njohja e Kosovës nga Maqedonia dhe Mali i Zi hap i rëndësishëm për të ardhmen evropiane
Misioni i OSBE-së në Shkup e përkrah iniciativën e qytetarëve dhe policisë për ngritjen e ndërgjegjes ekologjike midis nxënësve
Takimë të zëvendëskryeministrit Stavrevski me njerëzit e parë të FMN-së dhe Bankës Botërore
Mbledhje e Grupit projektues-menaxhues të Instrumentit për ndihmë paraqasëse (IPA)
Ministri Bajrami për vizitë në kopshtin e Kumanovës "Angel Shajçe"
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи