E Martë, 14.10.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Maqedoni

Ministri Konjanovski në Bruksel në takim me ambasadorët e NATO-s

Bruksel, 14 tetor (MIA) - Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë Zoran Konjanovski sot shprehu keqardhje për incidentin midis armatës greke dhe banorëve lokalë me kombësi maqedonase që ndodhi dje në fshatin Zabërdeni, në Follorinë, Greqi, njoftoi raportuesi i MIA-s nga Brukseli.

Nëse armata e Republikës së Greqisë ka nevojë për aktivitete stërvitore ne jemi në dispozicion me poligonin ushtarak Krivollak në çdo kohë. E dimë që në këtë poligon mund të stërviten mirë ushtarët për dërgimin në misione paqeruajtëse", tha Konjanovski pas takimit të sotëm në Bruksel me ambasadorin e Sllovenisë në NATO, Bozo Cerar.

Programi i dhjetë kombëtar i sivjetshëm për anëtarësim në NATO ka qenë tema që ka biseduar Konjanovski me Cerarin ku shprehën kënaqësinë për punën e bërë dhe ambiciet e dhëna në Programin në të cilin siç është konkluduar shihet një përcaktim i fortë i Republikës së Maqedoisë për integrim në NATO.

Në programin kombëtar janë dhënë aktivitet që Ministria e Mbrojtjes, ARM-ja dhe struktura të tjera relevante duhet t'i bëjnë vitin e ardhshme.

Në dy takimet bilaterale sot me ambasadorin Cerar dhe në atë të djeshmin me ambasadorin e Holandës Shaper është hapur edhe çështja deri ku janë bisedimet maqedonaso-greke për zgjidhjen e kontestit për emrin.

"Qëndrimi ynë është i qartë, bisedimet bëhen në Kombet e Bashkuara midis mediatorit Metju Nimic dhe negocuesve nga ana e Maqedonisë dhe Greqisë. Presim të zgjidhet problemi edhe në pajtim me angazhimet tona në fund të vendosin qytetarët përmes referendumit. Por çelësi për vendimin në NATO është konsensuzi", tha Konjanovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se a është e mundur që vendet-anëtare të Aleancës të bëjnë presion ndaj Greqisë që të zgjidhet çështja për emrin dhe Maqedonia të bëhet anëtare e plotëfuqishme e NATO-s.

Lidhur me paqeruajtësit nga Maqedonia që duhet të dërgohen në misionin në Afganistan, ministri i Mbrijtjes, Konjanovski theksoi se ende bëhen analiza dhe konsultime në MM në bashkëpunim me MPJ-në që të vendoset se cila njësi do të dërgohen në misionin paqeruajtës. Ai paralajmëroi se buxheti për mbrojtjen edhe këtë vit do të mbetet dy për qind nga PBV-ja që nënkupton se nuk do të ulet. Me këtë Republika e Maqedonisë edhe pse akoma nuk është anëtare e plotëfuqishme e NATO-s së bashku me pesë vende të tjera anëtare të Aleancës ka një buxhet për mbrojtje prej 2 deri 2,3 për qind të BPV-së.

Sipas Konjanovskit, për nesër takimet e paralajmëruara të  kryministrit Nikola Gruevskit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jaap de Hop Shefer dhe me ambasadorin e SHBA-së Kurt Vojker paraqet takime të rregullta në të cilat me siguri do të bisedohet për përshtypjet e Programit kobmëtar vjetor për anëtarsim në NATO, për qëndrimet e Republikës së Maqedonisë për misionet paqeruajtëse por pritet që të hapet edhe pyetja për pjesëmarrjen e paqeruajtësve nga Maqedonia në misionin në Afganistan.

Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë në kuadër të vizitës dyditore në Bruksel sot do të takohet me ambasadorët e Turqisë, të Francës dhe të Gjermanisë në NATO, Tacan Ildem, Paskal Amdreani dhe Hern Urlih Brandenburg.


Bocevski në Londër do t'i promovojë arritjet e Maqedonisë në procesin e eurointegrimeve
Ministri Konjanovski në Bruksel do të takohet me ambasadorët në NATO të Sllovenisë, Turqisë, Francës dhe Gjermanisë
Kryeministri Gruevski në Sheveningen do ta vizitojë Johan Tarçullovskin
KBM: Tërheqje e pakushtëzuar dhe urgjente e forcave ushtarake dhe policore të Athinës nga fshatrat maqedonase në Greqi
Zëvendëskryeministri Bocevski do të takohet me ministren britanike për Evropën Karolin Flint
Konferencë për projektin e BE-së "Mbështetje të komunave për menaxhim me financat publike"
Në "Dare Xhambaz" do të shfaqet filmi dokumentar "Nëpër rrugët e Shkupit nga rinia e Nënës Terezë"
Ministri i Mbrojtjes Konjanovski në Bruksel u takua me ambasadorin e Holandës në NATO Herman Shaper
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи