
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
|
|
Bocevski në Londër do t'i promovojë arritjet e Maqedonisë në procesin e eurointegrimeve
Shkup, 14 tetor (MIA) - Zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Ivica Bocevski sot në Londër do të takohet me Karolin Flint, ministre për Evropën në Forin Ofisin britanik.
Qëllimi i vizitës së Bocevskit në Londër është që të informohen përfaqësuesit e lartë britanikë me situatën politike në Maqedoni, për përparimin që vendi ka arritur në plotësimin e tetë dispozitave të BE-së, ndërsa një theks i veçantë do të vendoset në regjimin e vizave, njoftoi raportuesi i MIA-s.
"Mesazhi kryesor do të jetë vizioni i nevojshëm i qartë politik në BE që të jepet mesazh guximtar dhe i sigurtë për Maqedoninë dhe për vendet e tjera në rajon, si dhe udhërrëfyes i qartë për integrimin e tërësishëm rajonal", deklaroi Bocevski.
Ai shtoise do t'i informojë përfaqësuesit e lartë britanikë për përparimin në procesin eurointegrues dhe për rrjedhën e mëtejshme të procesit.
"Do të lobojmë për thellim të integrimeve të Maqedonisë në BE, për çka Britaninë realisht e kemi patur si aleat dhe llogarisim në këtë mbështetje edhe në të ardhmen", tha zëvendëskryeministri Bocevski.
Kjo, sipas tij, do të jetë rast i shkëlqyer për këmbimin e mendimeve në pikëpamjen e reformave në diplomacinë publike dhe modeleve dhe teknikave të reja, si dhe për fazën e ardhshme të ndihmës profesioniste britanike për procesin eurointegrues të Maqedonisë.
Zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane vizitën e tij në Londër e fillon me takimin me Riçard Mogranin, drejtues i Grupit për diplomaci publike pranë Forin Ofisit britanik. Pastaj, do të bisedojë edhe me Lordin Dabs, kryesues i Grupit parlamentar për zgjerimin e BE-së, me Danil Frin, drejtues i grupit për Ballkanin Perëndimor në Forin Ofisin britanik si dhe me Lordin Grinfild, kryesues i Komitetit për BE-në në Dhomën e Lordëve.
Qëndrimin njëditor në Londër zëvendëskryeministri Bocevski do ta përfundojë me takime me qytetarët maqedonas që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|