
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
|
|
Fuere: Liberalizimi i vizave i mundshëm gjatë vitit 2009, nëse vazhdon procesi i reformave
Shkup, 14 tetor (MIA) - Liberalizimi i vizave mund të ndodh gjatë vitit 2009, nëse vazhdon procesi i reformave, deklaroi përfaqësuesi i posaçëm i BE-së dhe shefi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shkup Ervan Fuere pas përfundimit të konferencës së sotme në Shkup për Projektin e BE-së për financim publik të komunave.
"Liberalizimi i vizave është një nga sferat ku Maqedonia më të vërtetë ka shënuar përparim, posaçërisht në krahasim me vendet e tjera në rajon, para së gjithash përmes vendosjes së pasaportave biometrikë dhe parakushteve tjera të nevojshme për liberalizimin e vizave. Nëse reformate tilla të suksesshme vazhdojnë edhe më tej, shpresojmë se do të arrijmë ta realizojmë qëllimin tonë - të kemi liberalizim të vizave gjatë vitit të 2009. Kjo mbetet qëllimi ynë sepse liberalizimi i vizave është dëshmi e vërtetë për tërë procesin e integrimit në BE", tha Fuere, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse procesi i liberalizimit të vizave që pritet të ndodhë në vitin 2009 mund të bllokohet në BE nga Greqia.
I pyetur për atë se deri ku është procesi i plotësimit të tetë drejtimeve të dhëna nga Komisioni Evropian për përparimin e Maqedonisë në procesin e evrointegrimeve, Fuere me qëndrim se gjatë periudhës së fundit ka përmirësime, që do të notohen në Raportin e KE-së në nëntor.
"Jemi të inkurajuar nga përpjekjet e bëra nga nënkryeministri dhe nga kryetari i Parlamentit për përparim sa më të shpejtë në sferat ku janë vërejtur dobësi. Por, do të dëshironim kjo të ndodhte më herët. Sido që të jetë, kjo është mjaftë pozitive dhe kjo do të reflektohet në raportin. Dëshiroj të theksoj se ky raport mbulon periudhë prej 12 muajve dhe në të do të përfshihen të gjitha sferat me bençmarket, si dhe të gjitha ngjarjet gjatë vitit. Raporti do t'i theksojë edhe dobësitë në dialogun politik në qershor dhe korrik dhe problemet gjatë procesit zgjedhor, ku ne presim nga Qeveria të bëhen përpjekje të konsiderueshme për përparim. Këto janë punë që mund të përfundojnë pa u pritur raporti. Qeveria dhe institucionet e sistemit janë të vetëdijshme çka duhet të ndërmerret. Për këtë shkak do të vazhdojmë t'i inkurajojmë në këtë plan. Sa më shpejtë përfundojnë këto punë, aq më shpejtë mund të pritet edhe data për fillimin e negociatave për anëtarësim të plotëfuqishëm. Por, mbetet edhe shumë punë të bëhet para kësaj", tha evroambasadori Ervan Fuere.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|