
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
|
|
Konsumimi i alkoolit bëhet akoma më i madh
Shkup, 14 tetor (MIA) - Reduktimi i konsumimit të alkoolit në vendet evropiane në më së shumti gjashtë litra në vit për person dhe eliminimi i tërësishëm i alkoolit tek të rinjtë është qëllimi i institucioneve ndërkombëtare të shëndetësisë, që duhet të arrihet deri në vitin 2015, ndërsa është publikuar në statistikën e tyre me rastin e 15 tetorit - Dita e sindromit për alkoolizëm fatal.
Statistika e organizatave shëndetësore tregon se 90 për qind e vendeve në rajonin evropian kanë konsumim vjetor prej mbi 2 litra alkool për person, ndërsa shpenzimet që i ka shoqëria për produktivitet të humbur vlerësohet në dy deri pesë për qind nga bruto prodhimi vendas. Alkooli paraqitet si shkaktar për rreth nëntë për qind të morbiditetit të përgjithshëm në rajonin evropian, si edhe për 16 për qind të rasteve të keqpërdorimit dhe lënies pas dore të fëmijëve.
Në spitalin psikiatrik "Shkup" që nga fillimi i vitit deri në muajin e kaluar nga alkoolizimi janë mjekuar 345 persona, nga të cilët 332 burra, ndërsa 13 gra. Evidenca e spitalit psikiatrik tregon se vitin e kaluar nga alkoolizmi janë mjekuar 467 persona, ndërsa në vitin 2006 - 438.
Institucionet e shëndetësisë paralajmërojnë se sot konsumimi i alkoolit nuk është vetëm privilegj i personave të rritur, por edhe i të rinjve numri i të cilëve bëhet sa më i madh. Akoma më i madh është numri i konsumuesve të alkoolit mes grave. Kontakti i parë i fëmijëve me alkoolin është shumë i herët, respektivisht 9 për qind të nxënësve deri në moshë gjashtë vjeçare veç më e kanë pasur kontaktin e tyre të parë me alkoolin në familje. Fëmijët të cilët jetojnë në familjet e alkoolistëve janë detyruar në forma të ndryshme të dhunës familjare, varfërisë, stresit, fëmijërisë të pafat. Në plan profesional alkoolistët i lënë pas dore obligimet, vjen deri te zvogëlimi i produktivitetit, mungesë nga puna, marrëdhënie të këqija ndërnjerëzore, konflikte në vende të punës...
Sipas planit aksionar evropian kundër alkoolit, rritja e tatimeve për prodhimet e alkoolit e zvogëlon dëmtimin lidhur me alkoolin, veçanërisht në mes njerëzve të rinj dhe atyre të cilët konsumojnë sasi të mëdha. Nëse arrihet zvogëlim për 10 për qind të konsumimit për person, do të vihet edhe deri te zvogëlimi prej 20 për qind në mortalitet te burrat të lidhur me alkoolin.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|