E Premte, 10.09.2010

  IDIVIDI Meny
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Maqedoni

Komuna e Gostivarit filloi punimet për vendosjen e unazave të qarkullimit në komunikacion

Gostrivar, 3 korrik (MIA) -  Komuna e Gostivarit ka nisur punimet për vendosjen e unazave për qarkullim të veturave në komunikacion nëpër bulevardet dhe rrugët më frekuentuese të qytetit.

Siç thuhet në kumtesën e komunës projektimi i vendosjes së unazave është bërë nga sektori i urbanizmit, respektivisht departamenti i komunikacionit, nga ku informojnë se në plan janë të vendosen tre unaza nëpër udhëkryqet e qytetit.

Unazat do të vendosen në udhëkryqin bulevard Vëllezërit Gjinoski - rruga Sede Kostovski, udhëkryqi bulevard Vëllezërit Gjinoski - bulevard Goce Delçev dhe bulevard Goce Delçev - rruga Beliçicë.Çdo unazë do të ketë nga 3 linja qarkullimi, rrethi i brendshëm do të jetë 13 metra, ndërsa ai i jashtmi 32 metra.

Vendosja e unazave ka për qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe uljen e harxhimeve nga ana e Komunës së Gostivarit.Nga departamenti i komunikacionit informojnë se vendosja e unazave mes të tjerash do të rrisë fuqinë e kalueshmërisë së veturave, do të rrisë sigurinë në komunikacion sepse drejtuesit e automjeteve do të duhet të ngadalësojnë shpejtësinë për t'u kyçur në unazë, do të anulojë shpenzimet për mirëmbajtjen e semaforëve si dhe do të ngadalësojnë kohën e pritjes së veturave.

Punët për vendosjen e unazave realizohen nga buxheti i Komunës së Gostivarit, kurse për unazën në udhëkryqin bulevard Vëllezërit Gjinoski - rruga Sede Kostovski do të harxhohen mbi 460 mijë denarë, ndërsa realizimin do ta bëjë ndërmarrja publike "Komunalec".



Hapet zyrë e dispersuar për dhënie të fletës pronësore në Komunën Kisella Vodë
Përfundoi Konferenca për tejkalimin e dispariteteve rajonale
Të premtën dhe të shtunën në pikat pagesore të EVN-së nuk do të mund të kryhet pagesa e faturave
Ivanov me pritje pozitive nga vizita në Bruksel
Rregullorja kuvendore do të kontribuojë ndaj përmirësimit të raportit të nëntorit, vlerësojnë nga KE-ja në Maqedoni
Urime nga ministri Milloshoski deri te ministri grek i Punëve të Jashtme Drucas
Takim: Ivanov - Veljanoski
Prej të enjtes temperatura më të ulta për 10 gradë Celsius
Seancë e Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet
  IDIVIDI Sherbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
 
WEBmail
IDIVIDI™, сите права задржани : Македонски Телеком - 2004
преземи