
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Maqedoni
|
|
Nënshkruhet Projekt për kontribut për zvogëlimin e ndryshimeve klimatike në nivel kombëtar
Shkup, 3 qershor (MIA) - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nexhati Jakupi, sot e nënshkroi Dokumentin projektues për projektin "Zbutja e ndryshimeve klimatike përmes përmirësimit të efikasitetit energjetik në sektorin ndërtimor", me Ann Marie Ali, përfaqësuese e përhershme e Programit për zhvillim të KB-së (UNDP) në Republikën e Maqedonisë.
"Ky projekt është hap i rëndësishëm drejt qasjes në BE, respektivisht plotësim i kushteve të cilat janë të rëndësishme për hyrje në Bashkimin Evropian", theskoi Jakupi.
Vlera e donacionit është 350.000 euro, me pjesëmarrje të vendit prej 10.000 euro gjatë dy viteve të ardhshme.
"Qëllimi kryesor i projektit është të kontribuojë të krijohen kushte adekuate për përmirësimin e efikasitetit energjetik në sektorin ndërtimor dhe me këtë të kontribuohet për zvogëlimin e ndryshimeve klimatike në nivel kombëtar", theksoi Ann Mario Ali.
Projekti është i komplementuar me Programin për efikasitet energjetik të Ministrisë së Ekonomisë, i financuar përmes Agjencisë austriake për zhvillim dhe qëllimet e tyre plotësohen me ato të programit më të madh.
Mes tjerash, projekti do të zhvillojë hartë me parametra të hollësishme klimatike, e cila do të bazohet në zhvillimin e akteve nënligjore për këtë sektor, do të bëhen programe për efikasitet energjetik në këtë sektor për pilot-komuna të caktuara dhe do të punohet në ngritjen e vetëdijes publike për përparim të diturive të lidhura për masat për ruajtje të energjisë dhe mjedisit jetësor.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|