Ministri Milloshoski në qytetin bullgar Pirdop do të marrë pjesë në komemoracionin për viktimat në fatkeqësinë e anijes "Ilinden"

Sofje, 9 shtator (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Antonio Milloshoski së bashku me shefen e diplomacisë bullgare Rumiana Zheleva në qytetin bullgar Pirdop do të marrë pjesë në komemoracionin në kujtim të shtetasve bullgarë të cilët humbën jetën në fatkeqësinë e anijes në Liqenin e Ohrit.

Milloshoski u prit nga kolegia e tij Zheleva në aeroportin në Sofje, ku kishin takim, e më pas shkuan për Pirdop. Në mbledhjen komemorative do të marrin pjesë edhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale të Ohrit.

Autoritetet lokale dhe familjarët e të viktimave në fatkeqësinë, siç njoftuan mediat bullgare, u dakorduan që komemoracioni të mbahet në qytetin Pirdop. Pastaj do të mbahet ceremoni kishtare për katërmbëdhjetë nga viktimat të cilët vijnë nga Pirdopi, vendet Anton, Mirkovë dhe Zlaticë, pas së cilës kufomat do të dërgohen deri në vendet e tyre të lindjes.

Fatkeqësia me fundosjen e anijes "Ilinden" ndodhi pardje në orën 10 e 30 minuta, përballë Auto kampit "Eleshec", rreth 250 deri 300 metra nga bregu në thellësi prej rreth 6-7 metrash. Në anijen e cila qarkullonte në relacionin Ohër - Shën Naum, kishte gjithsejt 57 udhëtarë, 42 prej të cilëve e mbijetuan fatkeqësinë.

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov dje e miratoi raportin e ministrit Bozhidar Dimitrov për shpërbilimin e qytetarëve të Maqedonisë të cilët morën pjesë në shpëtimin e turistëve bullgarë gjatë fatkeqësisë së anijes "Ilinden" në Liqenin e Ohrit më 5 shtator, kumtoi shërbimi qeveritar bullgar për informim.

Ministri Dimitrov propozoi që qytetarët e Maqedonisë, të cilët rrezikuan jetën që t'i shpëtojnë turistët bullgarë, që të dekorohen me dekoratë "Për merita qytetare" të shkallës së parë. Pritet Konsulati gjeneral bullgar ta dorëzojë listën me emra të qytetarëve të Maqedonisë të cilët morën pjesë në aksionin për shpëtim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail