Ministri Osmani në "Zef Lush Marku" për njohjen e nxënësve me karakteristikat e gripit të ri

Shkup, 10 shtator (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani së bashku me ministrin e Arsimit Nikolla Todorov dhe përfaqësuesin e UNICEF-it në Maqedoni, Sheldon Jet sot e vizituan gjimnazin "Zef Lush Marku" në Shkup, në kuadër të masave parandaluese për pengimin e përhapjes së virusit A (H1N1), të cilat vazhdimisht i ndërmerr Ministria e Shëndetësisë.

Osmani ishte i pranishëm në orën edukative me qëllim të njohjes së nxënësve me karakteristikat e gripit të ri A (H1N1) dhe për masat për parandalimin e përhapjes së saj, të cilat kanë të bëjnë me mbajtjen e higjienës personale - larje duarve me sapun dhe ujë, mbajtje e shamisë në duar gjatë kollitjes dhe tështitjes dhe hapje e dritares në klasë.

Nuk është qëllimi që të krijohet panikë, por të mbahet situata nën kontroll.

"Deri tani ka vetëm 43 raste të gripit të ri, ende nuk ka gjenerim të brendshëm dhe nuk e kemi kaluar as valën e parë të pandemisë. Komisioni për grip pandemik nuk rekomandon mbyllje të shkollave sepse kjo nuk është masë me të cilën do të parandalohet përhapja intensive e virusit dhe do të krijohet problem shtesë në shoqëri. Rreth një e treta e punonjësve shëndetësorë kanë fëmijë në shkollë dhe nëse mbyllen shkollat ata do të duhet të rrinë në shtëpi t'i ruajnë fëmijët e tyre, gjë e cila në mënyrë plotësuese do ta prishë kapacitetin absorbues të spitaleve dhe institucionet shëndetësore, të përgjigjen në, thënë hipotetikisht numrin e rritur të rasteve", theksoi Osmani.

Ai sqaroi se do të rekomandojnë mbyllje të shkollave vetëm kur do të pamundësohet mbajtja e mësimit në to, kur do të zvogëlohet numri i arsimtarëve, respektivisht nxënësve dhe nuk do të mundet të mbahet mësimi.

Ministri Todorov theksoi se janë në komunikim permanent me Ministrinë e Shëndetësisë që të përgjigjen në mënyrë përkatëse ndaj sfidës, e ajo është ballafaqim përkatës me pandeminë eventuale.

Përfaqësuesi i UNICEF-it, Sheldon Jet  theksoi se eksistojnë mesazhe të thjeshta për parandalimin e gripit pandemik, e njëra prej tyre është "Lani duart tuaj"

"Të jesh i informuar dhe të informohen të gjithë ekspertët lokalë shëndetësorë gjithashtu është e rëndësishme. Nëse respektohen edhe masat kryesore higjienike në këtë rast zvogëlohen gjasat për përhapje të gripit pandemik në shkollat dhe në vend", shtoi Jet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail