Në Maqedoni deri më tani 47 të sëmurë nga gripi A (H1N1)

Shkup, 2 nëntor (MIA) - Në Republikën e Maqedonisë deri tani janë regjistruar 47 persona të sëmurë nga gripi i ri i llojit A (H1N1).

Gjatë disa ditëve të fundit janë regjistruar tre raste të reja. Bëhet fjalë për persona të cilët kanë arritur nga jashtë. Njëri prej tyre është nga Holanda, në mesin e të sëmurëve është një shtetas i Maqedonisë, i cili ka qëndruar në Beograd dhe një studente e cila ka qëndruar dhe studiuar në Bullgari, me çka numri i të sëmurëve deri më sot paraqet gjithsejt 47 persona.

"Po ndjeken të gjitha rastet e dyshimta, përkatësisht ata pacientë të cilët paraqiten në ambulancë. Meqenëse kemi të dhëna se numri i virozave është shtuar, masat për parandalim vazhdojnë për shkak të asaj se në mesin e atyre personave është e mundur të fshihet edhe ndonjë pacient i sëmurë nga gripi i ri", deklaroi sot Jovanka Kostovska, kryetare e Komisionit për grip pandemik.

Mjekët amë, përmes disa seminarëve gjatë periudhës së kaluar u stërvitën se si të përballen me personat e sëmurë nga gripi.

"Rekomandimi themelor për mjekët amë është së pari të mbrohen për vete dhe të mbajnë maska gjatë kontrollimeve të personave me virozë, ndërkaq t'i urdhërojnë edhe pacientët që në ambulancë të vijnë me maska. Nëse paraqitet ndonjë person i sëmurë me simptome të gripit, ndërsa është pacient i sëmurë kronik apo grua shtatzënë, menjëherë duhet të dërgohet në Klinikën për sëmundje infektive, sepse mu tek ata më shpesh paraqiten komplikimet", tha Kostovska.

Nëse bëhet fjalë për pacientë të cilët nuk janë në grupin e rrezikshëm, ndërsa shfaqin pasqyrim më të lehtë klinik, sipas Kostovskës, do të trajtohen në kushte shtëpiake me telefon kontakti, në mënyrë që vazhdimisht të ndjeket gjendja e tyre. Ata persona duhet të mbeten në izolim shtëpiak së paku një javë.

Në pyetjen e gazetarëve se cili është kriteri për vaksinim të së sëmurëve kronik si grup i rrezikshëm dhe prioritar, Kostovska potencoi se mjekët amë duhet t'u japin vërtetim këtyre personave, ku do të qëndrojë se ata me të vërtetë janë të sëmurë kronik.

"Në planin operativ për vaksinim të personave të sëmurë kronik të përgatitur nga Komisioni për grip pandemik qëndron se mjekët amë para vaksinimit duhet t'u japin konfirmim se vuajnë nga sëmundje respitarore apo kardiovaskulare. Për ata të cilët nuk kanë mjek amë apo nuk janë të siguruar, mjafton të kenë çfarëdo lloj dokumenti me të cilin janë mjekuar, që do të shërbejë si konfirmim se janë të sëmurë kronik", tha Kostovska.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail