Nuk ka raste të reja të të sëmurëve nga gripi i ri në 24 orët e fundit

Shkup, 3 nëntor (MIA) - Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri pozitiv i gripit të ri të tipit A (H1N1). Në ambulancë është kontrolluar një person i dyshimtë-studente, e cila ka qenë në Kapaonik, për të cilën do të verifikohet nëse e ka gripin sezonal ose gripin e ri. Në Maqedoni deri tani janë regjistruar 47 persona të sëmurë nga virusi A (H1N1), deklaroi sot Jovanka Kostovska, kryetare e Komisionit për grip pandemik.

Duke marrë parasysh atë që periudha e ardhshme ndoshta do të ketë rritje të numrit të të sëmurëve nga tipi i ri i virusit, siç është gjendja edhe në rajon, ajo përmendi zbatimin e masave parandaluese, të cilat përfshijnë mbajtje të higjienës personale - larje të duarve me sapun dhe ujë, të teshtihet dhe të kollitet në faculetë, e cila duhet të hudhet në shportë adekuate.

Apel i veçantë dërgohet deri te të sëmurit kronikë dhe gratë shtatzëna që nëse marrin simptome të gripit menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore.

OBSH-ja në rekomandeimt përmend që të mos ketë ristriktime në udhëtime dhe mbyllje të kufijve.

Të parët kundër gripit të ri do të vaksinohen grupet e rrezikuara me sëmundje kronike - fëmijë dhe të rritur.

Kostovska shtoi se kur do t'i marrin sasitë tjera - 600.000 doza vaksinë në janar atëherë do të mund të vaksinohen edhe nëpër shkolla dhe organizata dhe do të mundet përnjëherë të përfshihet një numër i madh i popullatës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail