Parlamenti Evropian do të prononcohet për liberalizimin e vizave

Bruksel, 12 nëntor (MIA) - Parlamenti Evropian sot duhet që ta miratojë raportin për liberalizimin e vizave në Maqedoni, Serbi dhe në Mal të Zi, pjesë përbërëse e të cilit duhet që të jetë edhe propozimi i Sllovenisë - shengen viza për të tre vendet të hiqen më 19 dhjetor në vend të 1 janarit 2010 që do ta propozojë Komisioni Evropian.

Në deklaratën për MIA-n eurodeputetja sllovene Tanja Fion, e cila e ka përgatitur Raportin për liberalizimin e vizave të vendeve nga Ballkani Perëndimor thotë se është e sigurt se Parlamenti evropian do ta miratojë Raportin.

"Konsideroj se është shumë reale që të pritet se qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi do të mund të udhëtojnë lirshëm në BE që nga 19 dhjetori, për festat e Kërshëndellave dhe festat e Viti të Ri. Kjo do të ishte një risi e madhe për banorët e rajonit. Shpresoj se së shpejti sapo t'i plotësojnë kriteret do t'i bashkangjiten edhe qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës dhe të Shqipërisë. Parlamenti Evropian fuqshëm e përkrah liberalizimin e vizave të vendeve nga Ballkani Perëndimor", thekson Fajon.

Raporti i europarlamentares sllovene për heqjen e regjimit të vizave për shtetet e Ballkanit Perëndimor, muajin e kaluar u miratua nga Komiteti për liritë civile, të drejtat dhe punët e brendshme, ndërsa paraprakisht edhe nga Komiteti i politikës së jashtme.

Vendimi përfundimtar për heqjen e barrierës shengen të vizave për Maqedoninë, për Serbinë dhe për Malin e Zi duhet që ta miratojë Këshilli i ministrave i punëve të brendshme i BE-së më 30 nëntor ose më 1 dhjetor. Vendimi nuk merret me konsenzus por me shumicë kualifikuese, respektivisht duhet që të përhapet nga dy të tretat e vendeve anëtare të Unionit. Nëse miratohet, vendimi duhet që të publikohet në gazetën zyrtare të BE-së, ndërsa zakonisht në pajtim me procedurën juridike hyn në fuqi ditën e 20-të pas publikimit.

Pas liberalizimit të pritur të vizave, qytetarëve të Maqedonisë u lihet hapësirë për udhëtim në 25 vende evropiane me 500 milionë banorë dhe territor prej 4,3 milionë kilometra katrorë. Kjo, megjithatë, nuk do të thotë mundlsi për qëndrim të pakufizuar apo punë në vendet e BE-së.

Shtetasit e Maqedonisë do të jenë të liruar nga viza e tipit "C", e cila ka të bëjë me qëndrim të shkurtë, kryesisht vizitë të miqve, familjarëve apo për udhëtime turistike në shtetet e përfshira në sistemin shengen, më së shumti deri 90 ditë në afat prej gjashtë muajve, përkatësisht 180 ditë në afat prej një viti. Në praktikë, kjo do të thotë se do të mund të qëndrohet më së shumti 90 ditë, pas çka do të duhet të braktiset hapësira e shengenit. Më pas gjatë tre muajve të ardhshëm nuk mund të udhëtohet në BE, deri në skadimin e gjashtë muajve prej momentit të hyrjes së parë në zonën e shengenit.

Me rekomandimin e Komisionit Evropian, me të cilin Maqedonia zhvendoset në të ashtuquajturën listë "të bardhë" të shengenit, gjatë qëndrimit nuk është e lejuar mundësia për punësim, ndërsa ata të cilët do të kapen se punojnë "në të zezë" do t'i nënshtrohen riadmisimit dhe sanksioneve të cilat vlejnë në vendin në të cilin personi do ta bëjë kundërvajtjen. Ajo më shpesh është dëbim nga shteti dhe ndalesë e përkohshme apo e përhershme për hyrje.

Për qëndrim më të gjatë në BE do të nevojitet viza e llojit "D", e cila ka të bëjë edhe për qëndrim studimor apo pune në Union.

Për atë nëse liberalizimi i vizave do të ketë të bëjë me qytetarët të cilët nuk posedojnë pasaporta biometrike është çështje e cila sipas MPB-së së Maqedonisë, plotësisht do të definohet me KE-në deri në hyrjen në fuqi të vendimit. megjithatë, theksojnë se nga KE-ja rekomandohet që qytetarët të udhëtojnë me pasaporta biometrikë, sepse atyre me pasaporta të vjetër është e mundur t'u kërkohet viza shengen.

Nga 27 anëtaret e BE-së, 25 do të kenë hyrje pa viza, duke përfshirë edhe Greqinë e cila në këtë është e obliguar si anëtare e zonës së shengenit. U mbetet autoriteteve në Athinë të vendosin si në praktikë do të zbatohet vendimi. Duke marrë parasysh se për shkak të kontestit për emrin Greqia i konteston pasaportat e Maqedonisë, si njëra nga obsionet është praktika e tanishme me pasaportat diplomatike, gjegjësisht udhëtarët gjatë hyrjes në vend të marrin listë me vulë në shërbimet kufitare i cili duhet të kthehet gjat daljes nga shteti.

Pa viza do të mund të shkohet edhe në Zvicër, Islandë dhe Norvegji, të cilat nuk janë anëtare të BE-së, por janë pjesë e hapësirës shengen. Viza nuk do të nevojiten as për hyrje në Bullgari apo Rumani, të cilat ende nuk i kanë plotësuar kushtet për hyrje në Shengen, por i zbatojnë vendimet e BE-së. Edhe Lihtenshtajni do të ketë hyrje pa viza, pasi që ky qytet - shtet, i cili nuk është anëtar i Unionit, u deklarua për inkuadrim në Marrëveshjen e Shengenit, por ende nuk i ka plotësuar kushtet për këtë.

KE-ja më 15 korrik rekomandoi heqjen e barrierës së vizave për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Me këtë, shtetasit e tre vendeve tashmë nuk do të duhet të kalojnë nëpër procedura afatgjatë për marrjen e vizave dhe do të mundet lirshëm të lëvizin në shtetet e Marrëveshjes së Shengenit. Vlerësohet edhe se udhëtimi i lehtësuar në BE dukshëm do të kontribuojë edhe drejt procesit të eurointegrimit të vendeve nga Ballkani.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail