Parlamenti Evropian rekomandoi heqjen e vizave nga 19 dhjetori

Bruksel, 12 nëntor (MIA) - Parlamenti Evropian sot miratoi rezolutë me të cilën rekomandohet heqje e vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi prej 19 dhjetorit në vend të 1 janarit 2010 siç propozoi Komisioni Evropian.

Në debatin që filloi mbrëmë vonë europarlamentarët treguan përkrahjen për stimulimin e barrierës së vizave për tre vendet, ndërsa eurokomisari për drejtësi Zhak Baro e vlerësoi këtë akt si "historik".

Raportuesja e Parlamentit evropian për liberalizimin e vizave, eurodeputetja sllovene Tanja Fajon shprehu kënaqësi për shkak të heqjes së afërt të vizave për tre vendet, qytetarët e të cilëve, siç theksoi, deri tani ishin izoluar dhe me të drejta më të kufizuara dhe liri të udhëtimit nga koha e ish-Jugosllavisë.

Rezoluta që e votoi sot Parlamenti Evropian nuk është e detyruar, por ka ndikim politik gjatë vendimmarrjes në BE.

Vendimi përfundimtar  për heqjen e barrierës së vizave për Maqedoninë, për Serbinë dhe për Malin e Zi ta marrin ministrat e punëve të brednshme dhe të drejtësisë të vendeve anëtare të BE-së më 30 nëntor.  Vendimi nuk merret me konsenzus por me shumicë kualifikuese, respektivisht duhet që të përhapet nga dy të tretat e vendeve anëtare të Unionit. Nëse miratohet, vendimi duhet që të publikohet në gazetën zyrtare të BE-së, ndërsa zakonisht në pajtim me procedurën juridike hyn në fuqi ditën e 20-të pas publikimit.

KE-ja më 15 korrik rekomandoi heqjen e barrierës së vizave për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Me këtë, shtetasit e tre vendeve tashmë nuk do të duhet të kalojnë nëpër procedura afatgjatë për marrjen e vizave dhe do të mundet lirshëm të lëvizin në shtetet e Marrëveshjes së Shengenit. Vlerësohet edhe se udhëtimi i lehtësuar në BE dukshëm do të kontribuojë edhe drejt procesit të eurointegrimit të vendeve nga Ballkani.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail