Apel i Kryqit të Kuq të Maqedonisë për donacione për të pësuarit në Shqipëri dhe Haiti

Shkup, 14 janar (MIA) - Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë apeloi që qytetarët, organizatat dhe kompanitë të donojnë mjete për ndihmë për të pësuarit nga vërshimet në Shqipëri dhe tërmeti katastrofal në Haiti.

Mjetet mund të donohen në Fondin e solidaritetit në xhiro-llogarinë: 300000001327966, numri tatimor 4030984271620 SHA Banka komerciale - me shenjë - Ndihmë për popullatën e pësuar nga vërshimet në Republikën e Shqipërisë, kumtoi Kryqi i Kuq.

Organizata i bashkangjitet edhe apelit nga ana e Federatës ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe për ndihmë të popullatës së pësuar nga tërmeti katastrofal në Haiti.

Mjetet për këtë qëllim mund të paguhen në xhiro-llogarinë e Fondit të solidaritetit 300000001327966, numri tatimor 4030984271620 SHA Banka komerciale me shenjë - Ndihmë për popullatën e pësuarit nga tërmeti katastrofal në Haiti.

Mjetet mund të donohen deri nga fundi i janarit të vitit 2010, e pastaj do të transferohen në Kryqin e Kuq të Shqipërisë dhe në Federatën ndërkombëtare për popullatën e pësuar.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë nesër do t'i publikojë edhe numrat e telefonit, ku qytetarët do të mund të donojnë mjete.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail