Banka komerciale do t'i ulë kamatat e kredive

Shkup, 19 shkurt (MIA) - Banka komerciale, nga muaji i ardhshëm do t'i ulë kamatat e kredive për personat juridikë dhe fizikë.

Për kreditë e personave juridikë, miratuar nga 1 maji i vitit të kaluar dhe për ato që do të aprovohen gjatë periudhës së ardhshme, kamata do të jetë më e ulët për 0,5 për qind. Nuk do të ketë ulje të kredive të aprovuara para asaj date, kumtoi Banka Komerciale.

Për qytetarët, ulje prej 0,5 përqindëve do të ketë tek kreditë banesore dhe ato të hipotekës në denarë dhe një për qind tek  kreditë konsumatore të aprovuara pas 16 majit të vitit të kaluar. Kamata në saldon pozitive në llogaritë rrjedhëse pakësohet për 0,1 pikë për qind, ndërsa në investimet e afatizuara në denarë dhe kursim devizor në euro dhe dollarë, pakësohet prej 0,1 deri 0,4 pikë për qind.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail