21 Marsi - Dita botërore e poezisë

Tiranë, 21 mars (MIA) - 21 Marsi është Dita Botërore e Poezisë, e shpallur e tillë nga UNESCO në vitin 1999. Përveç krijimit të një dite të veçantë në nderim të poezisë dhe krijimtarisë poetike, qëllimi i Ditës Botërore të Poezisë është përkrahja e leximit të poezisë, nxitja e krijimtarisë poetike, botimi i saj si dhe krijimi i një atmosfere mikpritëse për praninë poetike kudo në botë.

UNESCO e ka ndërmarrë këtë hap për t'i dhënë gjallëri, vlerësim dhe shtysë lëvizjeve poetike kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.

Dita e Poezisë dëshmohet se ka qenë e pranishme që prej vitit 1505. Ajo është kujtuar në muaj të ndryshëm të vitit dhe në forma të larmishme organizimi, sipas veçorive, besimeve dhe parapëlqimeve të secilit komb.

Në nder të kësaj dite, në Tiranë do të organizohen disa veprimtari. Aktivitetet nisën dje me një mbrëmje poetike në teatrin Metropol, e organizuar edhe në kuadër të "Pranverës së Frankofonisë 2010".

Ndërsa paraditen e 23 marsit, në sheshin Skëndërbej në Tiranë, me rastin e kësaj dite do të organizohet një koncert festiv me këngë, valle dhe poezi të autorëve francezë, nga nxënësit e shkollës franko-shqiptare "Viktor Hygo". Sipas bashkisë së Tiranës koncerti i titulluar "Daullet e Paqes" organizohet në kuadër të "Ditës Botërore të Poezisë" dhe Ditës së Frankofonisë, organizata ndërkombëtare e së cilës këtë vit feston  40 vjetorin e saj, nën emrin "Diversiteti në shërbim të paqes".

Duke e konceptuar këtë ditë si ditën e Poezisë dhe jo të poetit, veprimtaritë ngulmojnë me shumë largimin nga klisheja dhe takimet rutinë ku ata që e "dinë" zejen e krijimit poetik u flasin po atyre qe e "dinë" apo kërkojnë ta mësojnë këtë zeje. Veprimtaritë këtë vit u drejtohen niveleve shkollore, universitare dhe lexuesve që besojnë ende në poezi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail